Sekreti i një buzëqeshjeje të shëndetshme edhe gjatë pushimeve

Pushimet verore janë koha ideale për aventura të reja, relaksim dhe momente të bukura me familjen. Megjithatë, ndërsa ndryshojmë rutinën e përditshme, shpesh neglizhojmë edhe zakonet e kujdesit oral. Konsumimi më i shpeshtë i akulloreve, ëmbëlsirave, pijeve të gazuara dhe ushqimeve të shpejta mund të ndikojë negativisht në shëndetin e dhëmbëve, veçanërisht tek fëmijët.
Lajmi i mirë është se me disa hapa të thjeshtë dhe me një rutinë të rregullt të kujdesit oral, mund ta mbani buzëqeshjen e familjes të shëndetshme gjatë gjithë verës.
Merrni rutinën tuaj me vete
Kur përgatitni valixhet për pushime, mos harroni produktet bazë të higjienës orale. Pastat e dhëmbëve me fluor, brush e përshtatura për grupmosha të ndryshme, deri te shpëlarësit e gojës për kujdes të plotë oral. Higjiena orale është një pjesë e rëndësishme e shëndetit të përgjithshëm dhe për këtë arsye është po aq e rëndësishme të zgjedhim produktet e duhura për kujdesin e saj. Dhe mu për këtë, Aquafresh me një gamë të gjerë produktesh për fëmijë dhe të rritur, ju ndihmon te kujdeseni për shëndetin oral në çdo fazë të jetës, duke e bërë më të lehtë ruajtjen e rutinës së përditshme edhe kur jeni larg shtëpisë.
Nëse planifikoni një udhëtim më të gjatë, rekomandohet që para nisjes të kryeni edhe kontrollin e rregullt stomatologjik. Një vizitë e thjeshtë mund të shmangë shqetësime të papritura gjatë pushimeve.
Çfarë të bëni kur nuk mund t’i rezistoni ëmbëlsirave?
Le të jemi realistë – pushimet dhe akullorja shkojnë bashkë.
Nëse konsumoni ëmbëlsira, një gotë qumësht mund të jetë një zgjedhje e mirë, pasi kalciumi ndihmon në mbrojtjen e dhëmbëve.
Për pijet me sheqer, përdorimi i pipës mund të ndihmojë në reduktimin e kontaktit të drejtpërdrejtë të sheqerit me sipërfaqen e dhëmbëve.
Dhe nëse gjatë pushimeve e teproni pak me ushqimet e ëmbla, mos u shqetësoni. Gjëja më e rëndësishme është rikthimi në rutinën normale të higjienës orale sapo të ktheheni në përditshmëri.
Buzëqeshni pa brenga këtë verë

Një buzëqeshje e shëndetshme nuk kërkon sakrifica të mëdha, por vetëm disa zakone të mira të përditshme. Larja e dhëmbëve dy herë në ditë me një pastë që përmban fluor, ushqimi i balancuar dhe kujdesi i rregullt oral mund të bëjnë diferencë të madhe.
Me gamën e gjerë të produkteve Aquafresh, që përfshin pasta dhëmbësh, brusha dhe shpëlarës goje për fëmijë dhe të rritur, e gjithë familja mund të gjejë produktet e duhura për nevojat e saj të përditshme. Nga buzëqeshjet e para të fëmijëve deri te kujdesi i plotë oral për të rriturit, Aquafresh ndihmon në mbrojtjen e dhëmbëve, forcimin e smaltit dhe ruajtjen e një higjiene orale të shëndetshme çdo ditë.
Pavarësisht nëse jeni në plazh, në mal apo duke eksploruar destinacione të reja, mos harroni të merrni me vete rutinën tuaj të kujdesit oral. Sepse aventurat e verës janë edhe më të bukura kur shoqërohen me një buzëqeshje të shëndetshme dhe plot vetëbesim.
Aquafresh – kujdeset për buzëqeshjen e gjithë familjes, kudo që ju çojnë pushimet.





































