Kuvendi sot ishte arenë e përplasjeve verbale e fizike ndërmjet deputetëve të PDK-së e Aleancës me atë të Lëvizjes Vetëvendosje.

E pas situatës të tensionuar sot në Kuvend, ka reaguar edhe deputeti i LVV, Nezir Kraki.


Ai “zbërthen skenarin” e PDK-së, gjersa thotë se synojnë zgjedhje.


Lexoni të plotë postimin e tij:

Pasha besen PDK jane artista

Veç kqyrni qysh kane shku n’Kuvend me regji e skenar qysh me kap momente revolucionare.

« Perleshje me filan deputetin » 2 minuta me vone video ne facebook.

Mjafton me ia hedh nje sy profileve te deputeteve PDK e AAK ne FB me e kuptu anen qesharake te ketij revolucioni teatral.

Tash qe Tima e kishte momentin e saj te krojshes me vo, Ganja vrap me gjujt uje e Albana e AAK-se vrap me gjujt me brryla.

Kjo tregon qe keta synojne zgjedhje dhe fushata ka fillu ne kampin e tyre. Nderkohe ne po tentojme ta bejme Kosoven me institucione legjitime dhe stabile, ne respekt te vullnetit te popullit.

Atij popullit qe keta i ka nxjerre dibiduz qe 3 here rresht. /Telegrafi/