Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka lagur me ujë deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci.

Ngjarja ka ndodhur gjatë zhvillimeve të tensionuara në Kuvend, në një seancë ku deputetët janë përfshirë në debate dhe përplasje mes vete.


Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, Musliu i ka hedhur ujë Nagavcit, duke shkaktuar reagime në sallë.

telegrafi.com

Po ashtu edhe deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi reagoi duke e kapur për duarsh Nagavcin për të mos e lejuar të hyjë në sallën e Kuvendit.


Për të mos mjaftuar, Bytyqi e gjuan me letra deputetën e LVV-së.

telegrafi.com