LAJMI I FUNDIT:

Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Nuk kanë fund lajmet e këqija për Bayern Munichun. Pasi Jamal Musiala humbi ndeshjen ndaj Frankfurtit për shkak të lëndimit, tashmë edhe dy yje të tjerë janë në dyshim serioz për duelin ndaj Real Madridit të martën.

Të besuarit e Thomas Tuchel tashmë kanë humbur garën për titull në Bundesliga, pasi Bayer Leverkuseni edhe zyrtarisht është shpallur kampion i elitës së futbollit gjerman.


Fokusi tani për Tuchelin është Liga e Kampionëve, aty ku gjermanët do të jenë nikoqir të Real Madridit në ndeshjen e parë gjysmëfinale më 30 prill.

Tekniku gjerman ka konfirmuar shqetësimin e tij lidhur me një numër lojtarësh të lënduar, krahas Jamal Musialas dhe Dayot Upamecanos që nuk ishin prezent në fitoren me rezultat 2-1 ndaj Eintracht Frankfurtit.

Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz
Lexo po ashtu Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Serge Gnabry pritet që të rikthehet në kohë për tu përballur me ‘Los Blancos’ ndërsa situata e Leroy Sane mbetet 50-50 për Tuchelin.

Sidoqoftë, fitorja ndaj Frankfurtit ka shtuar edhe dy emra në listën e të lënduarve, pasi Matthijs de Ligt dhe Konrad Laimer u detyruan të largohen nga loja para kohës.

De Ligt mbetet një shqetësim i madh, pasi sipas Mundo Deportivos, reprezentuesi holandez u largua nga stadiumi me një fashë të lidhur rreth gjurit të tij./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG po kërkon portier, në listë edhe ylli kosovar që po shkëlqen me pritjet e tij

PSG po kërkon portier, në listë edhe ylli kosovar që po shkëlqen me pritjet e tij

Ligue 1

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

La Liga
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Ndërkombëtare
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Serie A
Kalo në kategori