LAJMI I FUNDIT:

Liga Premier zbulon protokollin që do të përdoret për vazhdim të kampionatit: Pastrim i madh në gjithë stadiumin, lejohen vetëm 300 persona brenda

Liga Premier zbulon protokollin që do të përdoret për vazhdim të kampionatit: Pastrim i madh në gjithë stadiumin, lejohen vetëm 300 persona brenda

Pritjes së rifillimit të futbollit në Angli po i vije fundi, pasi më 17 qershor do të zhvillohet ndeshja e parë pas tre muajve pauzë.

Ndeshja e parë pas rikthimit do të jetë ajo mes Aston Villës dhe Sheffield United në Villa Park.


Liga Premier ka njoftuar tanimë edhe për protokollin që klubet duhet ta respektojnë me tu rikthyer kampionati.

Ndeshjet do të luhen pa praninë e tifozëve, ndërsa në total lejohen vetëm 300 persona të jenë brenda stadiumit.

Do të ketë kufizime strikte dhe kontrolla të mëdha për të gjithë të pranishmit brenda një ndeshje.

Para gjatë dhe pas ndeshjes do të dezinfektohen flamujt e kornerit, tabela e zëvendësimeve, shtyllave si dhe topat që do të luhet ndeshja.

Stadiumet pritet të ndahen në zona, ndërsa lojtarët do të qëndrojnë në tribuna dhe jo në bankë, e cila do të jetë vetëm për stafin teknik.

Lojtarët duhet të mbajnë distancën sociale gjatë festimeve, gjithashtu nuk duhet të pështyjnë në fushë dhe nuk kanë të drejtë t’i pastrojnë hundët.

Trajnerët dhe lojtarët e bankës rezervë nuk janë të detyruar të mbajnë maska, ndërsa nuk do të ketë as fëmijë mbrapa portave për t’i pritur topat.

Klubet dhe lojtarët duhet ta respektojnë këtë protokoll, në të kundërtën mund të dënohen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori