LAJMI I FUNDIT:

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Jude Bellingham dhe bashkëlojtarët e tij pritet që të fitojnë një bonus jashtëzakonisht të madh nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve.

Të shtunën Real Madridi u shpall kampion i La Ligas pasi mposhtën Cadizin me rezultat të pastër 3-0 ndërsa Barcelona humbi me rezultat 4-2 ndaj Gironas.


Të besuarit e Carlo Ancelottit kanë humbur vetëm një ndeshje gjatë tërë sezonit (ndaj Atletico Madridit në shtator), teksa janë të pamposhtur në 28 ndeshjet e fundit.

Me të vërtetë ky dominim i ‘Los Blancos’ ka ardhur si meritë e një lojtari në veçanti – Jude Bellingham.

Dani Carvajal i çon një mesazh të fortë gjeneratës së re të Real Madridit para ndeshjes me Bayernin
Lexo po ashtu Dani Carvajal i çon një mesazh të fortë gjeneratës së re të Real Madridit para ndeshjes me Bayernin

Reprezentuesi anglez i ka fituar vetes një mbështetje të madhe nga tifozët dhe mediat, pasi ka shënuar 18 gola dhe ka asistuar për bashkëlojtarët e tjerë.

Në rast se Real Madridi shpallet fitues i Ligës së Kampionëve, atëherë lojtarët e Real Madridit do të pasurojnë xhepat e tyre.

Sipas një raportimi nga Marca, lojtarët dhe stafi pritet që të fitojnë secili nga 450 mijë euro neto si bonus për Superkupën e Spanjës, La Ligan dhe Ligën e Kampionëve./Telegrafi/

Na ndiqni në rrjetet tona socialeFacebookInstagramTikTokTwitter, Threads.