Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin ndaj ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj nga radhët e Aleancës, duke e dënuar me 3 vjet e 8 muaj burgim për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar në rastin e njohur si “53-milionëshi”.

Ish ministrit Lekaj po ashtu po ashtu i është caktuar dënim plotësues në kohëzgjatje prej 3 vite e 6 muaj ku i ndalohet ushtrimi i funksionit në administratën publike pas mbajtjes së dënimit me burgim


Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra tha: “...Gjykata konform rregullave të procedurës penale të pandehurit i gjykon: Të pandehurin Pal Lekaj i shqiptohet burgim në kohëzgjateje prej 3 vitesh e 8 muaj i cili dënim do të ekzekutohet në momentin kur aktgjykimi bëhet i formës së prerë, i caktohet edhe dënim plotësues në kohëzgjatje prej 3 vite e 6 muaj ku i ndalohet ushtrimi i funksionit në admininistratën publike pas mbajtjes së dënimit me burgim".

Ndërsa, të pandehurit Nebih Shatri, ish-sekretar i përgjithshëm i caktohet dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 vit e tetë muaj i cili dënim do të ekzekutohet në momentin kur aktgjykimi bëhet i formës së prerë.

Shatrit po ashtu i është caktuar edhe dënim plotësues në kohëzgjatje prej 2 vite ndalim i ushtrimit të funksionit në administratën publike dhe funksionet publike pas mbajtjes së dënimit me burg.

"Të pandehurit Nebih Shatri konform rregullave të Kodit penal të Republikës së Kosovës i caktohet edhe dënim plotësues në kohëzgjatje prej 2 vite ndalim i ushtrimit të funksionit në administratën publike dhe funksionet publike pas mbajtjes së dënimit me burg".

Edhe të pandehurit tjetët, Besim Tahiri, ish- drejtor i Prokurimit Publik u shpall fajtor dhe u dënua me 1 vit e 8 muaj burigm.

Edhe ndaj tij u shpall dënimi plotësues- ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratë publike për 2 vjet.

Ndërkaq, Eset Berisha, ish-këshilltar i lartë politik i ish-ministrit Lekaj i është shqiptuar dënim më burgim prej tri vite e tre muaj.

Edhe ndaj tij i është caktuar dënimi plotësues ndalimi i ushtrimit ë funksioni në administratën publike në kohëzgjatje prej 3 vitesh”.

Ndryshe, rasti ka të bëjë me pagesën shtesë prej 53.1 milionë eurosh ndaj kompanisë “Bechtel & Enka”, lidhur me zgjatjen e afatit të punimeve në autostradën “Arbën Xhaferi”. /Telegrafi/