Nëse jeni në kërkim të një prone për banim apo investim, kjo shtëpi me sipërfaqe 1195m² paraqet një mundësi ekskluzive në treg. Prona ofrohet për €980,000 dhe ndodhet në Veternik, më saktësisht në Lagjen Logerta, afër STEP Sport Center.
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët dhe është e strukturuar në përdhes dhe një kat, me gjithsej 16 hapësira të shfrytëzueshme dhe katër banjo. Në kuadër të pronës gjendet edhe një tarracë me sipërfaqe prej 200m², e cila i shton vlerë dhe funksionalitet objektit. Falë madhësisë dhe organizimit të brendshëm, kjo shtëpi është shumë e përshtatshme për biznese, zyre, klinika dhe spitale.
Sistemi i ngrohjes mundësohet me energji elektrike, ndërsa prona është e pajisur me pllaka solare 16 KW, si dhe 12 KW për ngrohjen e ujit, çka mundëson efikasitet më të lartë energjetik. Shtëpia ka truall me sipërfaqe 10 Ari, garazh dhe hapësirë të mjaftueshme për vendparkim. Objekti është me leje ndërtimi dhe dokumentacioni i pronës është i rregulluar me noter.
Karakteristika dhe informata të pronës:
- Sipërfaqe: 1195m²
- Truall: 10 Ari
- 16 hapësira
- 4 banjo
- Tarracë 200m²
- Përdhes dhe një kat
- Me leje ndërtimi
- Orientimi: Lindje, Perëndim, Jug, Veri
- Sistemi i ngrohjes: KEDS
- Pllaka solare 16 KW dhe 12 KW për ngrohje të ujit
- Garazh dhe vendparkim
- Dokumentacioni me noter
Lagjja Veternik është e vendosur në hyrje të Prishtinës, një zonë dinamike dhe e zhvilluar me hapësira rezidenciale dhe komerciale. E njohur për afërsinë me qendrat tregtare si Albi Mall dhe rrugët kryesore, kjo zonë ofron një mënyrë jetese komode dhe praktike për familjet dhe individët që kërkojnë një ambient urban të organizuar dhe të qasshëm.
Kontakti:
Agjenti: Artan Badivuku
Email: artan.badivuku@pro-rks.com
Numri kontaktues: +383 44 888 444










Trending Real Estate
Telegrafi Real Estate në Email
Regjistrohu dhe pranoj ofertatme te reja ne emailin tend












































