KuBIT hap epokën e fiskalizimit digjital

Fiskalizimi në Kosovë po kalon në një fazë të re.
Përmes Softuerëve Elektronikë Fiskalë (SEF), bizneset mund ta realizojnë fiskalizimin në mënyrë digjitale, përmes softuerit dhe komunikimit elektronik me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).
Ky ndryshim sjell një mënyrë më moderne dhe më të integruar të menaxhimit të shitjeve dhe fiskalizimit.
KuBIT - SEF i certifikuar nga ATK
KuBIT është certifikuar nga ATK si Softuer Elektronik Fiskal (SEF), duke u mundësuar bizneseve që fiskalizimin ta kenë të integruar drejtpërdrejt me procesin e shitjes.
Për të kaluar në fiskalizimin e ri, biznesi aplikon për Kodin Unik për Fiskalizim përmes sistemit EDI të ATK-së dhe më pas implementon një SEF të certifikuar.
Më shumë se fiskalizim
KuBIT është një platformë moderne dhe e integruar në Cloud, që ul kostot e infrastrukturës dhe mirëmbajtjes, duke ofruar njëkohësisht siguri më të lartë, backup të centralizuar dhe qasje të kontrolluar në të dhëna.
KuBIT mbulon në një ekosistem të vetëm të gjithë ciklin operacional të biznesit nga shitja dhe financat, te menaxhimi i stokut, logjistika, porositë dhe kanalet digjitale të shitjes.
Jeni gati për fiskalizimin e ri? Kontaktoni ekipin e KuBIT.
Facebook: https://www.facebook.com/kubitsolution
Instagram: https://www.instagram.com/kubitsolution
Uebfaqe: www.kubit-ks.com
Email: info@kubit-ks.com
Numri kontaktues: +383 48 702 707


































