LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipën, Rita Orën e Bebe Rexhën i bashkon nesër skena e “American Music Awards”

Dua Lipën, Rita Orën e Bebe Rexhën i bashkon nesër skena e “American Music Awards”
Foto: Getty Images

Tashmë gjithçka është gati për mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve, “American Music Awards 2018”.

Ky event, do të mbahet nesër (e martë) në Teatrin “Microsoft”, në Los Angeles, të Kalifornisë, ShBA.


Mes shumë artistëve, pjesëmarrëse do të jenë edhe tri këngëtaret shqiptare me famë botërore: Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Dua Lipa është e nominuar në një kategori, atë për çmimin “Artistja e re më e mirë e vitit”, Bebe Rexha në dy kategori: “Kënga më e mirë e zhanrit Country” dhe “Bashkëpunimi më i mirë” për këngën “Meant to be”, në bashkëpunim me Florida Georgina Line, gjersa Rita Ora këtë vit mbetet e pa nominuar në asnjë kategori.

Megjithatë, ajo nuk do t’i mungojë spektaklit, pasi do të prezantojë një nga çmimet e mbrëmjes.

Të entuziazmuara këngëtaret shqiptare, ato ndanë me fansat përmes rrjeteve sociale emocionet para eventit, duke treguar se janë gati për paraqitjet e tyre.

Dua Lipa do të performojë në skenën e AMA, këngën e saj më të re “Electricity”, e ndërsa shpreson edhe ta fitojë çmimin “Artistja e re më e mirë e vitit”.

Dua publikoi një video të shkurtër në Instagram, duke treguar se ka mbaruar me sukses provat për performancën e saj, e ndërsa pret me padurim spektaklin e së martës.

https://www.instagram.com/p/BorkXThFOOB

“Dita e fundit e provave para mbrëmjes së AMAs, mos e humbisni performancën time! Ka ende kohë për të votuar për mua për çmimin ‘Artistja e re më e mirë e vitit'”, ka shkruar Dua në Instagram.

Ndërkohë, edhe Rita Ora vendosi që të publikojë në InstaStory një fotografi përmes së cilës paralajmëronte fansat, se do të kenë mundësinë ta shohin atë nesër si një nga prezantueset e një prej çmimeve në AMA.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Njëlloj do të bëjë edhe Bebe Rexha, e cila është e ftuar si prezantuese dhe për të rrëmbyer me gjasë ndonjë çmim, teksa e vetmja shqiptare që do të perfomrojë mbetet Dua Lipa.

Përderisa të treja këngëtaret shqiptare do t’i bashkojë nesër (e martë) një spektakël i vetëm, ende mbetet në pikëpyetje nëse ato do të takohen me njëra-tjetrën?

Dua pyetet se a do të bënte bashkëpunim me Ritën, Erën dhe Bebe Rexhën: Nëse do gjejmë kohë, pse jo?
Lexo po ashtu Dua pyetet se a do të bënte bashkëpunim me Ritën, Erën dhe Bebe Rexhën: Nëse do gjejmë kohë, pse jo?

Bebe Rexha ka një raport shumë të mira me të dyja, dhe me siguri se nuk do të refuzojë një përshëndetje me to, e që krejt e kundërta në fakt ndodh mes Duas dhe Ritës, të cilat ndonëse shumë të ngjashme në karrierë, nuk kanë mundur ende të krijojnë një raport para publikut, qoftë as për “sy e faqe”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Pak herë e ka përmendur në BBVA, por Egla Ceno dikur ka qenë pjesë e serialit të njohur italian,

Pak herë e ka përmendur në BBVA, por Egla Ceno dikur ka qenë pjesë e serialit të njohur italian, "100 Vitrinat"

Magazina

"Më shumë hapem me Borën sesa me Donaldin" – Reagon Bora Zemani pas fjalëve të Romeos

Magazina
Çun Lajçi: Në Pulmologji kur po vdisja nga Covidi, Sali Berisha po më ofronte transfer në Stamboll me shpenzimet e veta

Çun Lajçi: Në Pulmologji kur po vdisja nga Covidi, Sali Berisha po më ofronte transfer në Stamboll me shpenzimet e veta

Magazina
Adelina Ismaili emocionohet në emision, kur i ftuari i tregon se ia ka vënë vajzës emrin e saj

Adelina Ismaili emocionohet në emision, kur i ftuari i tregon se ia ka vënë vajzës emrin e saj

Magazina
Fansat e pyesin se pse i është hequr verifikimi në Twitter, Bebe Rexha: Askush nuk ma ka paguar faturën

Fansat e pyesin se pse i është hequr verifikimi në Twitter, Bebe Rexha: Askush nuk ma ka paguar faturën

Magazina
Këngëtares Taylor Swift i zbërthehet fustani në skenë - vihet në siklet para mijëra fansave në koncert

Këngëtares Taylor Swift i zbërthehet fustani në skenë - vihet në siklet para mijëra fansave në koncert

Magazina
Kalo në kategori