LAJMI I FUNDIT:

Dua pyetet se a do të bënte bashkëpunim me Ritën, Erën dhe Bebe Rexhën: Nëse do gjejmë kohë, pse jo?

Dua pyetet se a do të bënte bashkëpunim me Ritën, Erën dhe Bebe Rexhën: Nëse do gjejmë kohë, pse jo?

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, në një intervistë për Telegrafin, ka folur rreth sukseseve të saj në tregun botëror të muzikës, si dhe paraqitjes së fundit që pati në Prishtinë.

Krahas saj, një sukses të tillë jashtë kufijve e gëzojnë edhe artistet tjera si: Rita Ora, Bebe Rexha dhe Era Istrefi.


Dua Lipa intervistë ekskluzive për Telegrafin: Një milion herë faleminderit fansave shqiptarë që më mbështetën dhe besuan te unë
Lexo po ashtu Dua Lipa intervistë ekskluzive për Telegrafin: Një milion herë faleminderit fansave shqiptarë që më mbështetën dhe besuan te unë

E pyetur nga Telegrafi se nëse do i jepej mundësia në një të ardhme për të bërë një bashkëpunim me tre artistet tjera në fjalë, Dua thotë se pse jo, nëse do gjenin kohë dhe mirëkuptim për të bërë diçka të tillë.

“Bashkëpunim? Ndoshta një ditë nëse do të gjejmë kohë dhe hapësirë për të bërë diçka së bashku”, ka thënë Dua Lipa.

Dua Lipa (Foto: Getty Images)

E njëjta, përgjatë intervistës ka treguar se është duke punuar në disa projekte të reja, njëri prej të cilëve është bashkëpunim dhe pret ta lansojë së shpejti.

“Jam duke punuar në disa projekte. I radhës është një bashkëpunim i ri, i cili do të dalë së shpejti, por me lejoni ta mbajë sekret edhe për pak kohë”, ka thënë Dua për Telegrafin.

Përndryshe, Dua u gjend në Prishtinë në fillim të këtij muaji, ku dhuroi një performancë fantastike për fansat e saj shqiptarë në kuadër të festivalit “Sunny Hill”. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Getty Images)