LAJMI I FUNDIT:

Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë

Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë

Tre persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se incidenti ka ndodhur në rrugën “Bekim Berisha-Abeja” – ndërsa të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.

Tre të plagosurit në Pejë dërgohen në QKUK, njëri nga ta në gjendje të rëndë
Lexo po ashtu Tre të plagosurit në Pejë dërgohen në QKUK, njëri nga ta në gjendje të rëndë

“Rreth orës 21:25, në rrugën Bekim Berisha në Pejë, të furra Ahmeti ka pasur të shtëna me që rast tre persona janë lënduar nga arma e zjarrit dhe janë dërguar në spitalin e përgjithshëm në Pejë. Ende nuk ka informacione më të detajuara”, ka deklaruar Gashi.

Ndërsa Njësitet e Policisë dhe Prokurori i Shtetit ndodhen në vendin e ngjarjes, dhe po bëhen të gjitha hetimet e nevojshme të rastit./Telegrafi/