Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur pasi është goditur nga dy vetura.

Rasti ka ndodhur në fshatin Llabjan të Novobërdës, të premten në ora 22:08.


“Vozitësi mashkull kosovar, me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, pastaj i njëjti është goditur edhe nga një veturë tjetër me vozitës mashkull kosovar”, bëhet e ditur në raport.

Si pasojë, këmbësori ka vdekur dhe me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

Policia njofton se të dy vozitësit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje. /Telegrafi/