LAJMI I FUNDIT:

Çun Lajçi: Në Pulmologji kur po vdisja nga Covidi, Sali Berisha po më ofronte transfer në Stamboll me shpenzimet e veta

Çun Lajçi: Në Pulmologji kur po vdisja nga Covidi, Sali Berisha po më ofronte transfer në Stamboll me shpenzimet e veta
Sali Berisha dhe Çun Lajçi (Foto: Çun Lajçi/Facebook)

Aktori i mirënjohur shqiptar, Çun Lajçi, ka ndarë disa momente intime nga takimi i tij me ish-Kryeministrin dhe kreun e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha.

Fotografitë, të postuara në rrjetin social Facebook, shoqëroheshin me një mbishkrim të gjatë ku Lajçi shpreh respektin dhe mirënjohjen ndaj Berishës, duke mos e fshehur dashurinë dhe përkushtimin e tij ndaj figurave historike të politikës shqiptare.

Lajçi, me një stil të veçantë rrëfimi dhe duke përdorur shprehje popullore, ndau me ndjekësit e tij tre momente të veçanta që e kanë lidhur me Berishën. Ai përmend dekretin për shtetësinë shqiptare që Berisha firmosi në vitin 1995, një telefonatë personale nga ish-Kryeministri ndërsa Lajçi po luftonte me COVID-19 ku iu ofrua ndihmë për trajtim të mëtutjeshëm, si dhe një zgjedhje personale nga e kaluara e xhaxhait të tij, Osman Rrustemi.

Çun Lajçi e përshkruan Berishën si një luftëtar kundër diktaturës dhe një simbol të demokracisë që e solli ish-Presidentin Bush në Tiranë dhe shpalli pavarësinë e Kosovës. Ai argumenton se mbështetja për Berishën nuk qëndron në parime partiake, por në një besnikëri dhe një ndjenjë personale të ndërgjegjës që nuk ka lidhje me politikat aktuale, por me njeriun pas figurës publike.

Në postimin në Facebook, Lajçi shprehu ndjenjat e tij të lira dhe çliruese pas takimit, duke e inkurajuar Berishën që të mos dorëzohet pavarësisht sfidave dhe “kohërave të dallashitura”.

Ky është krimi i plotë i aktorit Lajçi në Facebook:

“Mos u dorëzo Sali Tropoja, sa do që kohnat janë dallashitë!
Tri t’bamet e mira t’Sali Berishës, (heqi ato që bani për shtetin e eglave), që me shtynë të marr rrugë drejt “dritares” nga e cila e sheh nji pjesëz qielli e ca çati Tirane, për ta lëshuar zanin tim jehonë, për lirinë e njeriut që e sakrifikoi nji jetë, për mirëqenjen e të tjerëve dhe të atdheut t’hequr n’vargojt e diktaturës, ishin:
– Dekreti për shtetësinë shqiptare me 1995!
– Telefonata në repartin e Pulmologjisë, kur po vdisja nga Covidi, e Sali Berisha po m’ofronte transfer n’Stamboll me shpenzimet e veta,
Dhe
– Osman Rrustemi, xhaxhai im, ballisti, i përndjekuri i UDB-së, të cilit Dr. Berisha ia besoi Gitën t’ia rriste si fëmiun e vet, ishin pengu që po mbaja n’zemër dhe po prisja rastin që t’ia ktheja, njeriut i cili u ba breva e diktaturës dhe lulja e demokracisë!
Këto me rrokullisën Fanit tëposhtë, (jo paraja, se akoma s’jam n’shitje), për ti mbështetë shkallët të ajo “dritare lirie” e për ta ngritur zanin për lirimin e njeriut që e solli Bushin n’Tiranë, për ta shpallur nga aty Kosovën shtet të pamvarur! (Kjo iu kujtohet besoj)!
– Edhe artisti e pret momentin që fjala e tij artistike të ngjizet me kohën dhe t’bahet dhamb kohe, ndaj shkova, jo t’fyej njenin e t’përkrah tjetrin, (se nuk me takon t’fus hundet n’politikën që s’e njoh, se artisti s’jeton pa popullin), por ta mbështes mocanikun tim, që rrin i ngujuar, jo për t’zezat e tija, (se për t’zeza do të duhej t’burgoseshin ata që mbajnë kumonën varur n’fyt), por nga inati, trishtimi nga fjala e vërtetë, nga drojtja e shplimit të t’bamave të këqia që do ti fundoste e do ti largonte përjetë nga politika!
Sali Berisha, përkundër urdhërave, e hapi derën e thirri; – s’mund ta lë rugovasin me shallin qefin, n’rrugë! Dua ta marrë ngryk e t’pi kafe të oxhaku se m’vret zakoni i maleve!
Po!
U futa n’konakun e tij e n’zemrën qindvjetshe!
Mos u dorëzo Sali Tropoja, sa do që kohnat janë dallashitë, i thashë kur ika!
Tani që pengun e hoqa nga zemra, sikur u shlirova!
Tiranë, 21 maj 2024″. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Jam goca më me fat në botë" - Heidi Baci ndan fotografi të mrekullueshme krah Romeos

Magazina
Arbana Osmani e ndoqi nga tribunat ndeshjen e Italisë me Shqipërinë, teksa me flamur bëri tifo për Kombëtaren Shqiptare

Arbana Osmani e ndoqi nga tribunat ndeshjen e Italisë me Shqipërinë, teksa me flamur bëri tifo për Kombëtaren Shqiptare

Magazina
Massimiliano Varrese jep intervistën e parë në Shqipëri, flet për Heidin dhe pyetet për lidhjen e saj të re në BBVA

Massimiliano Varrese jep intervistën e parë në Shqipëri, flet për Heidin dhe pyetet për lidhjen e saj të re në BBVA

Magazina
Edhe Bebe Rexha shpreh mbështetje për Kombëtaren Shqiptare, publikon videon e kuqezinjve duke u thyer pastat italianëve para ndeshjes

Edhe Bebe Rexha shpreh mbështetje për Kombëtaren Shqiptare, publikon videon e kuqezinjve duke u thyer pastat italianëve para ndeshjes

Magazina
Xhuli hipën mbi veturë dhe valvit flamurin kombëtar në mesin e mijëra tifozëve shqiptarë në Dortmund

Xhuli hipën mbi veturë dhe valvit flamurin kombëtar në mesin e mijëra tifozëve shqiptarë në Dortmund

Magazina

"Tracker" po bëhet seriali më i ndjekur në ShBA: Me 19 milionë shikues për episod, ka thyer rekordin e “Desperate Housewives”

Magazina
Kalo në kategori