IPKO vazhdon partneritetin me Sunny Hill Festival 2026

IPKO është edhe këtë vit mbështetës i Sunny Hill Festival, ngjarjes më të madhe muzikore dhe kulturore në Kosovë, e cila do të mbahet nga 31 korriku deri më 2 gusht 2026 në Sunny Hill Festival Park, në Bërnicë.
Edicioni i sivjetmë sjell një nga line-up-et më të fuqishme deri më tani, me emra të njohur të skenës ndërkombëtare si Katy Perry, Lewis Capaldi, Martin Garrix, PAWSA, Seth Troxler, Adam Port & Rampa (Keinemusik), Carlita, si dhe artistë të njohur shqiptarë dhe rajonalë, përfshirë Dhurata Dora, Ledri Vula, MC Kresha, Lyrical Son, Buta dhe shumë të tjerë.
"Sunny Hill Festival është një nga ngjarjet që e vendos Kosovën në hartën ndërkombëtare të muzikës dhe kulturës. Për IPKO-n, ky partneritet është një investim në përvojat që bashkojnë njerëzit dhe krijojnë kujtime. Krenohemi që edhe këtë vit do të sigurojmë lidhjen që u mundëson dhjetëra mijëra pjesëmarrësve të ndajnë çdo moment në kohë reale, pa ndërprerje," tha Afrika Zyferi, Drejtoreshë e Komunikimit Korporativ në IPKO.
Gjatë festivalit, IPKO do të sigurojë kapacitet shtesë të rrjetit mobil dhe mbulim të avancuar me teknologjinë 5G, duke garantuar internet të shpejtë dhe të besueshëm për dhjetëra mijëra vizitorë. Nga postimet në rrjetet sociale dhe transmetimet live, deri te komunikimi dhe pagesat digjitale, rrjeti i IPKO-së është i përgatitur të përballojë çdo moment të festivalit.
Përmes mbështetjes së Sunny Hill Festival, IPKO vazhdon të kontribuojë në zhvillimin e ngjarjeve që promovojnë kulturën, kreativitetin dhe Kosovën në arenën ndërkombëtare, duke sjellë njëkohësisht teknologjinë që i mban njerëzit të lidhur në çdo përvojë.
IPKO është operatori lider në Kosovë për shërbimet e telefonisë mobile, internetit, televizionit digjital dhe zgjidhjeve ICT, duke investuar vazhdimisht në rrjetin më të avancuar për t'u ofruar klientëve lidhje të shpejtë, të besueshme dhe inovative.
Për më shumë informacion rreth shërbimeve të IPKO-së, vizitoni www.ipko.com.







































