Nga përditshmëria në qytet deri te udhëtimet familjare dhe rrugëtimet më të gjata, Peugeot Kosova sjell katër modele të reja të krijuara për t’iu përshtatur nevojave të ndryshme të vozitjes. Me dizajn modern, teknologji të avancuar, komoditet dhe performancë, secili model ofron një përvojë të këndshme dhe të sigurt për çdo anëtar të familjes.

Peugeot 408, Peugeot 308, Peugeot 3008 dhe Peugeot 2008 vijnë me transmision automatik dhe kushte të favorshme financimi mujor, duke ofruar alternativa për nevoja dhe stile të ndryshme të vozitjes.


Peugeot 408 Hybrid 145 KF, me paketën Allure, dallohet për linjat moderne dhe dizajnin me karakter. I ofruar nga 299 euro në muaj, ky model bashkon stilin, teknologjinë dhe rehatinë, si për lëvizjet në qytet, ashtu edhe për udhëtimet jashtë tij.

Për ata që kërkojnë një veturë kompakte, elegante dhe dinamike, Peugeot 308 Diesel 130 KF, me paketën Style, ofrohet nga 259 euro në muaj. Komoditeti dhe performanca e bëjnë një zgjedhje të përshtatshme për përdorim të përditshëm dhe distanca më të gjata.

Peugeot 3008 Hybrid 145 KF, me paketën Business, sjell hapësirën, teknologjinë dhe pamjen karakteristike të një SUV-i modern. Me ofertë nga 339 euro në muaj, ky model u përshtatet familjeve dhe drejtuesve që kërkojnë më shumë rehati, siguri dhe prani në rrugë.

Ndërsa Peugeot 2008 Hybrid 110 KF, me paketën Style, kombinon përmasat kompakte me fleksibilitetin e një SUV-i urban. Oferta fillon nga vetëm 249 euro në muaj, duke e bërë modelin më të përballueshëm në këtë përzgjedhje.

Të katër modelet vijnë me pesë vite garancion, servisime të përfshira dhe asistencë rrugore, duke ofruar më shumë siguri dhe mbështetje afatgjatë edhe pas blerjes.

Vizitoni Peugeot Kosova, njihuni nga afër me modelet e reja dhe rezervoni test-drive-in tuaj. Zgjidhni modelin që i përshtatet më së miri stilit të vozitjes dhe nevojave të familjes suaj, përderisa ofertat aktuale janë ende në dispozicion.