Këtë herë me kartelë gërvishtëse plotësisht digjitale dhe mbi 40 mijë shpërblime instant!

Me 38 pika të shitjes në Kosovë, Meridian Express vazhdon të investojë në përmirësimin e përvojës së blerjes për konsumatorët. Përmes inovacioneve digjitale, ofertave konkurruese dhe programit të besnikërisë Kartela Plus, Meridian Express synon t'u ofrojë klientëve jo vetëm produkte cilësore dhe çmime të favorshme, por edhe përfitime shtesë që e bëjnë çdo blerje më të vlefshme.
Nga data 30 korrik, Meridian Express ka aktivizuar një nga kampanjat më të njohura dhe më të preferuara nga konsumatorët, "Blej, Gërvish, Fito", e cila këtë vit vjen me një risi. Për herë të parë, kartela gërvishtëse është plotësisht digjitale, duke e bërë pjesëmarrjen më të shpejtë, më të thjeshtë dhe më interaktive për të gjithë përdoruesit e Kartelës Plus.
Çdo klient që realizon blerje mbi 20 euro në Meridian Express dhe përdor Kartelën Plus, përfiton automatikisht një kartelë gërvishtëse në aplikacion. Me vetëm një prekje në telefon, kartela gërvishtet dhe shpërblimi zbulohet menjëherë. Secila kartelë ka shpërblim - mbi 40 mijë shpërblime instant, duke përfshirë voucher prej 50 dhe 100 euro, iPhone 17, PlayStation 5, Dyson Airwrap, Fshesa robotike Roborock, si dhe shumë shpërblime të tjera që fitohen menjëherë.
Risia e këtij edicioni është pikërisht kalimi nga kartela fizike në një eksperiencë 100% digjitale, duke u mundësuar klientëve të marrin pjesë në lojë direkt nga telefoni i tyre, pa pasur nevojë për kartela fizike. Ky zhvillim është pjesë e investimeve të vazhdueshme të Meridian Express në digjitalizimin e përvojës së blerjes dhe në zhvillimin e programit të besnikërisë Kartela Plus.
Përveç mundësisë për të fituar shpërblime, përdoruesit e Kartelës Plus vazhdojnë të grumbullojnë pikë nga blerjet e tyre dhe të përfitojnë nga ofertat javore me çmime të favorshme në qindra produkte.
Kampanja "Blej, Gërvish, Fito" do të zgjasë deri më 26 gusht, ndërsa Meridian Express fton të gjithë klientët të shkarkojnë aplikacionin Kartela Plus, të bëjnë blerjet e tyre dhe të provojnë fatin me kartelën e re gërvishtëse digjitale.







































