LAJMI I FUNDIT:

UBT renditet në mesin e top 100 universiteteve në botë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile

UBT renditet në mesin e top 100 universiteteve në botë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile

UBT po vazhdon të merr vlerësime të rëndësishme dhe njohje të kontributit në arenën ndërkombëtare.

UBT falë kontributit dhe punës së studentëve dhe stafit akademik është renditur si i vetmi institucion i arsimit të lartë privat në mbarë trojet shqiptare në mesin e top 100 universiteve botërore në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile në INSPIRELI AWARDS.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi ka vlerësuar lartë kontributin e secilit student dhe stafit akademik për këtë arritje, e cila dëshmon edhe njëherë se UBT vazhdon rrugën me hapa të sigurt drejt përsosmërisë akademike dhe profesionale. Ai theksoi se ky sukses është rezultat i punës së palodhshme dhe përkushtimit të gjithanshëm për të ofruar një arsim cilësor dhe për të inkurajuar inovacionin dhe krijimtarinë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile.

“Jemi krenarë për këtë arritje të madhe dhe për reputacionin që kemi ndërtuar në arenën ndërkombëtare. Ky sukses nuk është vetëm një reflektim i punës sonë të palodhshme, por edhe një nxitje për të vazhduar të investojmë në cilësinë e arsimit dhe kërkimit shkencor”, tha Rektori Hajrizi.

Renditja e UBT-sëINSPIRELI AWARDS njeh veçanërisht mbështetjen e institucionit për të motivuar studentët për të marrë pjesë në konkurs, gjë që është vendimtare për përgatitjen e tyre për suksesin e ardhshëm profesional. Përveç pjesëmarrjes në konkurs, performanca e studentëve individualë vlerësohet edhe në bazë të projekteve të tyre akademike.

Çdo finalist apo fitues i këtij konkursi konsiderohet kështu një talent i padiskutueshëm me potencial për t’u bërë një krijues i suksesshëm i së ardhmes së qyteteve botërore.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori