Frutex lanson në treg ART Ketchup


Kompania vendore Frutex, e njohur për brendet Golden Eagle, Natural 100%, Relax dhe Zeros, ka lansuar në treg produktin më të ri, ART Ketchup. Ky hap shënon hyrjen e kompanisë në një kategori të re të industrisë ushqimore dhe zgjerimin e mëtejshëm të portofolit të saj me produkte të prodhuara në Kosovë.
“Lansimi i ART Ketchup është pjesë e strategjisë sonë për të zgjeruar prodhimin vendor dhe për t’u ofruar konsumatorëve produkte cilësore, të prodhuara në Kosovë. Besojmë se konsumatorët meritojnë sa më shumë alternativa vendore që mund të konkurrojnë me sukses produktet e importuara”, thuhet nga kompania.
Me ART Ketchup, Frutex synon t’u ofrojë konsumatorëve një alternativë cilësore vendore, përballë gamës së gjerë të produkteve të ketchup-it që importohen çdo vit në tregun e Kosovës.
Krahas forcimit të pranisë në tregun vendor, kompania synon që ART Ketchup të përfshihet edhe në rrjetin e saj ndërkombëtar të shpërndarjes. Produktet e Frutex aktualisht eksportohen në mbi 35 shtete, duke krijuar mundësi që edhe brendi më i ri i kompanisë të prezantohet në tregjet ku ajo tashmë është e pranishme.
Lansimi i ART Ketchup pasqyron investimet e vazhdueshme të Frutex në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese, zhvillimin e brendeve të reja dhe promovimin e produkteve “Made in Kosovo” në tregjet vendore dhe ndërkombëtare.





































