Banka Ekonomike dhe Prizren Fest vazhdojnë partneritetin për të katërtin vit radhazi


Dy jubile, një përkushtim i përbashkët për kulturën dhe të ardhmen.
Duke e konsideruar kulturën si një shtyllë të rëndësishme të zhvillimit të qëndrueshëm të shoqërisë, Banka Ekonomike ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Prizren Fest, duke vazhduar mbështetjen e saj për të katërtin vit radhazi ndaj një prej festivaleve më të rëndësishme kulturore në Kosovë.
Marrëveshja u nënshkrua nga Zëvendës Drejtoresha Ekzekutive e Bankës Ekonomike, Hamide Gashi, dhe Drejtori i Festivalit, Shkëlzen Veseli, duke konfirmuar vazhdimësinë e një partneriteti të ndërtuar mbi vlera të përbashkëta: promovimin e kulturës, mbështetjen e kreativitetit dhe fuqizimin e komunitetit.
Ky bashkëpunim merr një domethënie të veçantë këtë vit, pasi Banka Ekonomike shënon 25-vjetorin e saj, një rrugëtim i ndërtuar mbi besimin, stabilitetin dhe përkushtimin ndaj zhvillimit të Kosovës. Në të njëjtën kohë, Prizren Fest feston edicionin e pestë, duke vazhduar të afirmohet si një platformë ndërkombëtare që sjell në Prizren artistë, krijues dhe publikut përvoja të veçanta kulturore.
Për Bankën Ekonomike, mbështetja e kulturës është pjesë e filozofisë së saj të përgjegjësisë shoqërore. Përmes partneriteteve afatgjata me iniciativa që krijojnë ndikim të qëndrueshëm, banka investon në projekte që frymëzojnë, bashkojnë komunitetin dhe kontribuojnë në promovimin e Kosovës si një destinacion i rëndësishëm kulturor.
Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, Zëvendës Drejtoresha Ekzekutive e Bankës Ekonomike, Hamide Gashi deklaroi se kjo mbështetje është investim në kulturë dhe investim në identitet.

“Në 25-vjetorin e Bankës Ekonomike, vazhdimi i partneritetit me Prizren Fest është dëshmi e përkushtimit tonë për të mbështetur iniciativa që krijojnë vlera afatgjata për shoqërinë. Besojmë se kultura dhe arti janë investime në identitetin, kreativitetin dhe zhvillimin e vendit, prandaj jemi krenarë që edhe këtë vit jemi pjesë e këtij rrugëtimi.”
Prizren Fest, që këtë vit zhvillon edicionin e tij të pestë, do të mirëpresë artistë dhe trupa teatrore nga vende të ndryshme, duke sjellë në qytetin historik të Prizrenit një program të pasur me shfaqje teatrore, performanca artistike dhe aktivitete kulturore që e shndërrojnë qytetin në një qendër të rëndësishme të artit gjatë verës.
Për Bankën Ekonomike, suksesi matet me ndikimin pozitiv që lë në shoqëri. Për këtë arsye, edhe pas 25 vitesh, banka vazhdon të jetë një partner i besueshëm i iniciativave që promovojnë arsimin, kulturën, sportin dhe zhvillimin shoqëror, duke kontribuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Kosovën.




































