ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Sulmuesi i Hoffenheimit, Fisnik Asllani, është shumë pranë transferimit te RB Leipzigu, sipas raportimeve të gazetës prestigjioze gjermane Bild.

Mediumi gjerman bën të ditur se 23-vjeçari pritet ta kompletojë kalimin te klubi nga Saksonia para përfundimit të këtij muaji.


Leipzigu është gati të aktivizojë klauzolën e lirimit prej 30 milionë eurosh në kontratën e Asllanit, e cila është e vlefshme deri në vitin 2029.

Për sulmuesin kishte interesim edhe nga Barcelona dhe Borussia Dortmundi.

Megjithatë, gjiganti katalunas e konsideronte Asllanin vetëm si alternativë rezervë nëse nuk do të arrinte të transferonte objektivin kryesor, sulmuesin e Atletico Madridit, Julian Alvarez.

Në anën tjetër, Borussia Dortmundi duhet fillimisht të krijojë hapësirë në skuadër dhe në buxhetin e pagave përpara se të tentojë transferimin e sulmuesit.

Si rezultat, RB Leipzigu duket se është shumë pranë fitimit të garës për një nga talentet më të vlerësuar të rinj të Bundesligës./Telegrafi/

telegrafi sport app