LAJMI I FUNDIT:

Nëntë lojtarët që shkëlqyen para se të dështonin në Ligën Premier, por arritën të rikthejnë shkëlqimin në një tjetër ligë (Video)

Nëntë lojtarët që shkëlqyen para se të dështonin në Ligën Premier, por arritën të rikthejnë shkëlqimin në një tjetër ligë (Video)
PRESTON, ENGLAND - FEBRUARY 16: Radamel Falcao Garc?a and Angel di Maria of Manchester United look on during the FA Cup Fifth round match between Preston North End and Manchester United at Deepdale on February 16, 2015 in Preston, England (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Debatet se kush është liga më e fortë në botë nuk do të përfundojnë asnjëherë.

Por, definitivisht Liga Premier në vitet e fundit është me konkurrencën më të madhe. Kjo për dallim nga La Liga që ka vetëm katër-pesë skuadra të nivelit të lartë, apo Serie A që ende nuk ka arritur të gjejë balancin e ditëve të arta.

Çdo ligë ka stilin dhe vështirësitë e veta, por kur një lojtar transferohet në Ligën Premier, ata kanë vështirësi të adaptohen me intensitetin e madh të lojës.


Nga kjo shumë lojtarë dështojnë të adaptohen, edhe pse vijnë nga një sukses i madh në një ligë evropiane.

Më poshtë keni nëntë lojtarët që ishin të suksesshëm në ligat tjera, dështuan në Ligën Premier dhe arritën të rikthehen prapë të suksesi i vjetër.

1. Iago Aspas

Para se të kalonte te Liverpooli, Aspas ishte hero te Celta Vigo. Ai shënoi 46 gola në 139 ndeshje. Por, spanjolli dështoi te Angli, nga kjo u huazua pastaj te Sevilla dhe në fund u rikthyer te Celta Vigo. Pas rikthimit ka shënuar 50 gola në 101 paraqitje.

2. Simone Zaza

Italiani ka një listë të gjatë të klubeve në karrierë, por në futbollin evropian u njoh me Sassuolon, ku shënoi 20 gola në 63 ndeshje. Pas kësaj kaloi te Juventusi, ku fitoi një Serie A, Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë.

Më pas 26-vjeçari u huazua te West Hami, ku dështoi. Shpëtimin e gjeti te Valencia, ku në 11 ndeshje ka shënuar nëntë gola në sezonin 2017/18.

3. Florian Thauvin

https://www.youtube.com/watch?v=EEDUOW7Vrx4

Pas suksesit me Bastian dhe Marseille, ku shënoi 25 gola te këto skuadra. Më pas kaloi te Newcastle ku dështoi totalisht, në 16 ndeshje shënoi vetëm një gol. Por, Thauvin shpëtimin e gjeti duke u rikthyer Marseille, në 12 ndeshje këtë sezon ka shënuar pesë gola.

4. Memphis Depay

Duket se epiteti ‘Ronaldo i ri’ është tashmë i harrua për holandezin. Te PSV Eindhoven ai shënon 39 gola në 90 paraqitje, kjo e tërhoqi Manchester Unitedin ta transferojë atë në Old Trafford. Te klubi anglez shënoi vetëm dy gola në 33 paraqitje.

Më pas u transferua te Lyoni dhe në këtë sezon ka shënuar gjashtë gola ne 11 paraqitje.

5. Diego Forlan

https://www.youtube.com/watch?v=59BCR9Vwsqw

Pas shkëlqimi në Argjentinë me Independiente, paraqitjet e tij morën vëmendjen e Alex Ferguson, i cili e transferoi uruguaianin për 8.2 milionë euro në 2002. Por, sulmuesi në Old Trafford nuk kishte sukses dhe kujtohet nga tifozët vetëm për dy golat ndaj Liverpoolit në Anfield. Më pas ai u rikthye në La Liga te Villarreali dhe Atletico Madridi, ku u shndërrua në një nga lojtarët më të mirë në rolin e tij.

6. Paulinho

https://www.youtube.com/watch?v=v66NGjAs-tM

Pas shkëlqimit në Corinthians, ku në 86 paraqitje shënoi 20 gola. Pas kësaj ai u transferua te Tottenhami nga Andre Villas-Boas. Por, te Spurs dështoi dhe kështu aventurën e vazhdoi në Kinë te Guangzhou Evergrande.

29-vjeçari shkëlqimin e rigjeti te Barcelona, ku në 11 paraqitje mesfushori brazilian ka shënuar katër gola, aq sa Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Gareth Bale së bashku.

7. Radamel Falcao

“El Tigre” te Porto befasoi të gjithë, ku pas transferimit nga River Plate arriti të shënojë 41 gola në 51 ndeshje. Paraqitjet e mira i vazhdoi edhe te Atletico Madridi dhe te Monaco, por dështoi te Manchester Unitedi. Kolumbiani shënoi vetëm katër gola në 26 paraqitje për Djajtë e Kuq.

Por, ai u rikthyer te Monaco dhe këtë sezon në nëntë ndeshje ka shënuar 13 gola.

8. Luuk de Jong

Para se të dështonte te Newcastle United, Luuk de Jong u konsiderua një nga talentët më të mëdhenj në futbollin holandez. E filloi shkëlqimin te De Graafschap dhe shpërtheu te FC Twente, pastaj kaloi edhe te Borussia Monchengladbach.

Por, në Ligën Premier nuk i eci mirë, në 12 ndeshje me Newcastlen nuk shënoi asnjë gol. Pas kësaj u transferua te PSV ku n 105 ndeshje shënoi 55 gola.

9. Angel Di Maria

Bëri emër te Benfica dhe kjo i hapi rrugën për t’u transferuar te Real Madridi, ku shkëlqeu. Më pas argjentinasi u transferua te Manchester Unitedi dhe nën urdhrat e Louis van Gaal, shënoi vetëm tre gola në 27 paraqitje.

Por, duke parë se nuk po i ecë në Old Trafford, 29-vjeçari u transferua te PSG, ku arriti të bëhet vendimtar në lojën e francezëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez

Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez

Premier League

"Besimi i klubit ndaj lojtarit i rëndësishëm" - Kalulu tregon dallimin mes Juventusit dhe Milanit

Serie A
Kosova me paraqitje shumë të dobët ndaj Zvicrës - shënojnë vetëm 43 pikë

Kosova me paraqitje shumë të dobët ndaj Zvicrës - shënojnë vetëm 43 pikë

Sport
Kalo në kategori