LAJMI I FUNDIT:

Futbollistët e Ligës Premier me një iniciativë për t’i ndihmuar mjekët në luftë kundër coronavirusit – atyre i bashkohet edhe treshja shqiptare, Shaqiri, Xhaka dhe Mustafi

Futbollistët e Ligës Premier me një iniciativë për t’i ndihmuar mjekët në luftë kundër coronavirusit – atyre i bashkohet edhe treshja shqiptare, Shaqiri, Xhaka dhe Mustafi

Futbollistët e kampionatit elitar në Angli, Ligës Premier kanë marrë një iniciativë për të ndihmuar në luftën ndaj coronavirusit duke hapur një fond të përbashkët.

Kjo nismë ka për qëllim grumbullimin e të hollave për t’i ndihmuar shërbimit shëndetësor të Britanisë së Madhe në luftën ndaj pandemisë coronavirus.


Iniciativa e ndërmarrë nga futbollistët elitarë në Angli ka për qëllim t’i ndihmojë mjekët dhe infermierët që ta mposhtin këtë pandemi e cila është përhapur me të madhe në Angli.

Mbi 150 futbollistë kanë shpërndarë në rrjetet sociale deklaratën e përbashkët të kësaj iniciative, që i janë bashkuar edhe lojtarët shqiptarë si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Shkodran Mustafi.

“Gjatë ditëve të fundit ne si grup i lojtarëve të Ligës Premier kemi biseduar së bashku disa herë me synim për ta krijuar një fond i cili mund të përdoret për të shpërndarë para aty ku ka më së shumti nevojë në këtë krizë të krijuar nga Covid-19, për t’i ndihmuar ata që po luftojnë në vijën e frontit të NHS-së”, thuhet ndër të tjera nga deklarata e përbashkët e futbollistëve.

Deri më tani në Angli janë mbi 60 mijë persona të prekur nga coronavirusi, ndërsa mbi shtatë mijë të tjerë kanë ndërruar jetë.

Kujtojmë që futbollisti i parë i prekur nga Covid-19 ishte ylli i Chelseat Callum Hudson-Odoi, ndërsa trajneri i parë ai i Arsenalit, Mikel Arteta.

Iniciativa e futbollistëve është përshëndetur nga tifozët e futbollit të cilët i kanë përgëzuar ata në rrjetet sociale për këtë gjest të tyrin.

Përveç treshes shqiptare në këtë iniciativë bëjnë pjesë edhe yje të mëdha si Marcus Rashford, Harry Kane, Harry Maguire, Trent Alexander Arnold, Jordan Henderson e të tjerë.
/Telegrafi/

View this post on Instagram

#playerstogether

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka) on Apr 8, 2020 at 1:25pm PDT

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori