Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, ka thënë se në vitin 2023 janë njoftuar për një politikan, të cilit nuk ia përmendi emrin në emision, se ka 5 milionë euro në një bankë në Zvicër.
Ai theksoi se këtë e kishin kuptuar nga një Organizatë Joqeveritare, e cila ishte informuar pasi kishin rrjedhë të dhënat nga banka.
“Kemi politikanë të cilët kanë pasuri miliardëshe, ka plot nga to që nuk kemi mund me i verifiku e i kemi dorëzuar në prokurori, ajo e ka mbyll rastin. Mund të mos jenë në Kosovë dhe ne nuk kemi autorizime që të kryejmë hetime jashtë vendit. Vitin paraprak jemi njoftu nga një OJQ që një politkan i ka pas 5 milionë euro në një bankë të Zvicrës dhe kjo është marrë vesh vetëm pas rrjedhjes së të dhënave nga banka”- tha ai gjatë intervistës në Kallxo Përnime.
Buleshkaj përmendi edhe deklarimin e pasurisë nga politikanë e profesorë universitarë. Ai tha se kanë vërejtur se shumë zyrtarë kanë deklaruar shuma të mëdha të të hollave dhe pronave.
“Nga deklarimi i pasurisë ka mjaft shumë zyrtarë që kanë deklaruar shuma të mëdha qoftë të të hollave apo edhe të pronave”- tha ai.
Buleshkaj tha se Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ndër vite ka dorëzuar numër të madh të kallëzimeve penale ndaj zyrtarëve të cilët nuk kanë deklaruar drejt pasurinë e tyre.
Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit theksoi në se regjistrat e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve publikë të cilët janë publikuar në muajin prill, kanë hasur në raste kur profesorë universitarë dhe politikanë e kanë deklaruar këstin e kredisë aq sa e kanë pagën e tyre.
Buleshkaj theksoi se institucionet bankare kanë nënvizuar se nuk aprovojnë kredi më këst më të lartë se 60% e pagës së një klienti.
“Ka një numë të madh të profesorëve dhe politikanëve që këstin e kredisë e kanë sa paga e tyre. Neve na është thënë që bankat nuk aprovojnë kredi që 60% rata është me e madhe se rroga” – tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDënimi i dorasëve, flet axha i 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë: Ma ka lënë varrën hapur
“Kanosje ndaj prokurorit”, “Goditje me veturë ndaj policit”, dosja e të dyshuarit për plagosjen në Pejë
O’Brien: SHBA vend mik dhe partner i përkushtuar për Kosovën
Aksidentohen tri vetura në Fushë Kosovë, dy të lënduar
"Abelardi po më pyet mos po doni me këtë harç me shpërnda Kuvendin" - Konjufca shkakton të qeshura në seancë plenare
Festuan apo protestuan: Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë
Pak herë e ka përmendur në BBVA, por Egla Ceno dikur ka qenë pjesë e serialit të njohur italian, "100 Vitrinat"
Arta Bajrami rrëfen mes lotësh se dy nga fëmijët e saj janë diagnostikuar me autizëm: Zoti mi ka çuar këta engjëj që japin dashuri pa kusht
Pamje nga plagosja me armë zjarri në Pejë
Policia në kërkim të Agron Gashit, të dyshuarit për plagosjen e mbrëmshme në Pejë
“Patericë e Kurtit” - “Hajvan, mashtrues”, eskalon debati në studio mes Mehmetajt e Berishës