LAJMI I FUNDIT:

Capital T do të këndojë himnin e kuqezinjve në Euro 2024

Capital T do të këndojë himnin e kuqezinjve në Euro 2024
Foto: Screenshot/Instagram

Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë nga fillimi i Kampionatit Evropian të futbollit.

Federata Shqiptare ka bërë me dije së fundmi se kombëtarja do të ketë një këngë që do t’i dedikohet asaj.


FSHF njoftoi përmes rrjeteve sociale se ky projekt titullohet “Albania” dhe është realizuar nga këngëtari Capital T.

View this post on Instagram

A post shared by FSHF (@fshforg)

Federata tutje thekson se projekti në fjalë përfaqëson identitetin tonë kombëtar dhe se do t’i shoqërojë kuqezinjtë përgjatë kësaj aventure.

Të gjitha lajmet nga Euro 2024
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Euro 2024

Në ndërkohë himni i kuqezinjve do të publikohet më datë 30 maj.

Më poshtë ua sjellim postimin e plotë të FSHF:

“Krenaria Kombëtare në Nota Muzikore!

FSHF është e lumtur t’ju bëjë me dije se kënga zyrtare e Kombëtares shqiptare në finalet e Euro 2024 titullohet “Albania” dhe është realizuar në bashkëpunim me një nga artistët më të suksesshëm të muzikës shqiptare & më të pëlqyer, Capital T.

Një këngë që përfaqëson më së miri identitetin tonë kombëtar e që do të udhëheqë kuqezinjtë tanë në çdo moment përgjatë kësaj aventure të paharrueshme në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Ky bashkëpunim unik përfaqëson fuqinë e bashkimit dhe pasionit, që na karakterizon të gjithë si shqiptarë.

Le të festojmë së bashku këtë moment historik & të mbështesim ekipin tonë drejt suksesit! Forca Shqipëria”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito me pushime në jug, sjellin fotografi krah njëri-tjetrit

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito me pushime në jug, sjellin fotografi krah njëri-tjetrit

Magazina
Jennifer Lopez mahnit plot elegancë, në shfaqjen e Dior në Paris

Jennifer Lopez mahnit plot elegancë, në shfaqjen e Dior në Paris

Magazina
Filmi i ri i Netflix me Jessica Alba u kritikua ashpër nga shikuesit, duke e etiketuar të tmerrshëm

Filmi i ri i Netflix me Jessica Alba u kritikua ashpër nga shikuesit, duke e etiketuar të tmerrshëm

Magazina
Taylor Swift gëlltit përsëri një insekt gjatë performancës së saj në Londër, muaj pasi bëri të njëjtën gjë në Chigaco

Taylor Swift gëlltit përsëri një insekt gjatë performancës së saj në Londër, muaj pasi bëri të njëjtën gjë në Chigaco

Magazina
“Ua kam lëshuar ujin” – Meriton Mjekiqi nuk flet me askënd përveç Ilnisës?

“Ua kam lëshuar ujin” – Meriton Mjekiqi nuk flet me askënd përveç Ilnisës?

Magazina
Arbana dhe Edi tregojnë për herë të parë si nisi historia e tyre e dashurisë

Arbana dhe Edi tregojnë për herë të parë si nisi historia e tyre e dashurisë

Magazina
Kalo në kategori