LAJMI I FUNDIT:

Po shoqëronte kryeministrin hungarez drejt aeroportit të Shtutgartit pas ndeshjes në Euro 2024, humb jetën një polic gjerman

Po shoqëronte kryeministrin hungarez drejt aeroportit të Shtutgartit pas ndeshjes në Euro 2024, humb jetën një polic gjerman

Një veturë u përplas sot me konvojin e eskortës së policisë që po shoqëronin kryeministrin hungarez Viktor Orban për në qytetin gjerman Shtutgart, ku si pasojë humbi jetën një polic dhe një tjetër u lëndua rëndë, ka njoftuar policia e këtij shteti.

Incidenti ka ndodhur derisa Orban ishte rrugës për në aeroportin e Shtutgartit, pasi kishte ndjekur ndeshjen e Euro 2024 ku po luante Hungaria, transmeton Telegrafi.

Një konvoj motoçikletash të policisë së Shtutgartit po shoqëronin liderin hungarez, kur shoferi i një veture u përplas me motoçikletën e një polici gjerman.


E nga përplasja e motoçikletës, ajo u përplas me një tjetër që po lëvizte prapa tij, ku si pasojë polici i parë që u godit humbi jetën, ndërsa i dyti ka pësuar lëndime të rënda.

Gjithçka ndodhi derisa shoferi i veturës tentoi të kthehej në të majtë dhe u përplas me motoçikletat e policisë – duke mos e parë fare se ishte mbyllur kryqëzimi, u bë e ditur nga policia e Shtutgartit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Paralajmërohet fundi i vapës së madhe në Evropë - ekspertët parashikojnë datën e përfundimit dhe stuhitë që mund të pasojnë

Paralajmërohet fundi i vapës së madhe në Evropë - ekspertët parashikojnë datën e përfundimit dhe stuhitë që mund të pasojnë

Evropa
Liqeni gjigant në Kaliforni kthehet papritur 130 vjet pas zhdukjes

Liqeni gjigant në Kaliforni kthehet papritur 130 vjet pas zhdukjes

Botë
Si u lokalizua Faton Hajrizi, mediat serbe publikojnë detaje të reja

Si u lokalizua Faton Hajrizi, mediat serbe publikojnë detaje të reja

Serbia
Plumbi i krijoi një plagë të gjerë në vesh, Trump ndan përditësime për shëndetin e tij pas atentatit

Plumbi i krijoi një plagë të gjerë në vesh, Trump ndan përditësime për shëndetin e tij pas atentatit

Amerika
Ndryshimi i klimës po i bën ditët më të gjata - kjo nuk ka ndodhur në mijëvjeçarë

Ndryshimi i klimës po i bën ditët më të gjata - kjo nuk ka ndodhur në mijëvjeçarë

Botë
Pas infektimit me COVID, mjeku i Bidenit del me deklaratë rreth gjendjes shëndetësore të presidentit

Pas infektimit me COVID, mjeku i Bidenit del me deklaratë rreth gjendjes shëndetësore të presidentit

Amerika
Kalo në kategori