LAJMI I FUNDIT:

Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Kyrylo Budanov, kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase, beson se në Krimenë e pushtuar mund të ndërpriten furnizimet me armë nga Rusia dhe u shpreh i bindur se forcat ruse nuk do të përdornin armë taktike bërthamore në një rast të tillë – pra të humbjes së kontrollit mbi Krimenë.

Këto komente i kryespiuni ukrainas i bëri gjatë një interviste dhënë për The Philadelphia Inquirer, transmeton Telegrafi.

Budanov besonse Krimea e pushtuar mund të shkëputet nga furnizimet me armë nga Rusia – duke theksuar se ukrainasit duhet të “bëjnë gjithçka për të zbatuar një plan të tillë”.


Në të njëjtën kohë, Budanov u tall me idenë se Moska do të përdorte armë bërthamore taktike nëse kërcënohej kontrolli mbi Krimenë.

Zelensky zëvendëson komandantin e forcave ukrainase Sodol me gjeneral brigade Hnatov
Lexo po ashtu Zelensky zëvendëson komandantin e forcave ukrainase Sodol me gjeneral brigade Hnatov

“Së pari, unë e di se çfarë po ndodh realisht atje. Së dyti, unë i di karakteristikat reale të armëve bërthamore ruse”, tha Budanov.

Çfarë dobie do të kishte? Ne nuk kemi përqendrime të mëdha trupash për të cilat armë të tilla bërthamore do të ishin të përshtatshme. Dhe për të hapur vrimat në linjat tona të mbrojtjes është e mundur me mjete konvencionale të luftës”, shtoi kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase.

Përveç kësaj, sipas Budanovit përdorimi i armëve bërthamore do të çonte në rreziqe të mëdha politike për Putinin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Paralajmërohet fundi i vapës së madhe në Evropë - ekspertët parashikojnë datën e përfundimit dhe stuhitë që mund të pasojnë

Paralajmërohet fundi i vapës së madhe në Evropë - ekspertët parashikojnë datën e përfundimit dhe stuhitë që mund të pasojnë

Evropa
Liqeni gjigant në Kaliforni kthehet papritur 130 vjet pas zhdukjes

Liqeni gjigant në Kaliforni kthehet papritur 130 vjet pas zhdukjes

Botë
Si u lokalizua Faton Hajrizi, mediat serbe publikojnë detaje të reja

Si u lokalizua Faton Hajrizi, mediat serbe publikojnë detaje të reja

Serbia
Plumbi i krijoi një plagë të gjerë në vesh, Trump ndan përditësime për shëndetin e tij pas atentatit

Plumbi i krijoi një plagë të gjerë në vesh, Trump ndan përditësime për shëndetin e tij pas atentatit

Amerika
Ndryshimi i klimës po i bën ditët më të gjata - kjo nuk ka ndodhur në mijëvjeçarë

Ndryshimi i klimës po i bën ditët më të gjata - kjo nuk ka ndodhur në mijëvjeçarë

Botë
Pas infektimit me COVID, mjeku i Bidenit del me deklaratë rreth gjendjes shëndetësore të presidentit

Pas infektimit me COVID, mjeku i Bidenit del me deklaratë rreth gjendjes shëndetësore të presidentit

Amerika
Kalo në kategori