Aktgjykimi ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit - kanë mbetur edhe 10 ditë

- 07/09/2026 14:45-Nesër ndizet “Zjarri i Lirisë” në Vushtrri
- “Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Kaçanik
- 07/09/2026 14:38- Sindikatat e punëtorëve të të gjitha kategorive nëmbështetje të “Marshit për Liri”, më 12 shtator
- 07/09/2026 11:29-Në Gllogjan ndizet “Zjarri i Lirisë”, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së në Hagë
- 05/09/2026 14:37- SBASHK i bashkohet Marshit për Liri të 12 shtatorit
- 05/09/2026 09:38- “Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapsht edhe në Deçan
- 04/09/2026 13:02- Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve dhe ajo e Invalidëve bëjnë thirrje për pjesëmarrje në marshin e ”Liria ka Emër”
- 04/09/2026 09:08- Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapsht edhe në Drenas - ora e lirisë për çlirimtarët
- 03/09/2026 12:03-Veteranët paralajmërojnë protesta nëse dënohen krerët e UÇK-së: Nuk do të ndalemi derisa ta arrijmë qëllimin
- 03/09/2026 11:36- DHTIK mbështet marshin “Kosova po pret”
- 02/09/2026 14:10-Përfaqësuesit e mbi 100 mijë studentëve paralajmërojnë BE-në: Nuk ju lejojmë të na e kriminalizoni luftën e UÇK-së
- 02/09/2026 12:48- OVL e UÇK-së pas takimit me Haradinajn: Vendimi i madh për UÇK-në na gjen të bashkuar dhe të fortë
- 01/09/2026 21:15-“Ora e Pritjes” për çlirimtarë për herë të parë në Evropë, nis numërimin në Dusseldorf
- 01/09/2026 21:01-Vendoset “Ora e pritjes” edhe në Mitrovicë për krerët e UÇK-së
- 29/08/2026 13:49- “Liria ka Emër” organizon “Natën e Pritjes” në Hagë më 15 shtator
- 29/08/2026 13:29- Edhe Vitia nis “Orën e Pritjes” për çlirimtarët
- 28/08/2026 16:13-Prishtina me mesazh për çlirimtarët: “Në emër të qytetarëve të Prishtinës – shpalleni të pafajshëm!”
- 28/08/2026 11:49- Në përkrahje të drejtësisë dhe pafajësisë së krerëve të UÇK-së në Prishtinë
- 27/08/2026 19:51- Syla: Deklaratat e Kurtit për UÇK-në janë të çuditshme dhe të vona
- 27/08/2026 09:15-Edhe në Vushtrri nisi “Ora e Pritjes” për çlirimtarët
- 27/08/2026 07:29- "Besojmë në pafajësinë e tyre”, Kurti flet për ish-krerët e UÇK-së në Hagë
- 25/08/2026 14:31-OVL-UÇK mbështet marshin për liri, por Gucati kritikon ftesën për Kurtin
- 22/08/2026 12:27- Në Prishtinë nisi “Ora e Pritjes”, numërimi së prapthi në pritje të krerëve të UÇK-së
- 21/08/2026 11:53-Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?
- 21/08/2026 09:30-Thaçi flet për trazirat e 2004-tës: Serbia mobilizoi ushtrinë, por u paralajmërua nga NATO-ja
- 21/08/2026 09:29-Thaçi: Synimi serbo-rus është të diskreditohet projekti i shtetit të Kosovës
- 21/08/2026 08:44-“Gjyshja po të pret çdo ditë, bab” – djali i Hashim Thaçit me mesazh prekës
- 18/08/2026 10:31-Bajrami: Trendafilova më kishte thënë se do të dorëhiqej nëse paraburgimi zgjaste mbi një vit
- 17/08/2026 15:50- Shoqata “Thirrje për Drejtësi” kërkon drejtësi për të gjitha viktimat dhe besim në prova
- 17/08/2026 12:26-Një muaj para shpalljes së aktgjykimit në Hagë, Bajrami: Lufta e UÇK-së ishte luftë për lirinë e Kosovës
- 17/08/2026 12:15- Hamza: 16 shtatori duhet të jetë dita e kthimit të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit në Kosovë
Shtatori pritet të jetë një nga muajt më të rëndësishëm në proceset gjyqësore që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara në Hagë. Më 16 shtator 2026 është caktuar shpallja e aktgjykimit në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Telegrafi do ta përcjellë këtë zhvillim me një ekip special dhe me raportim të drejtpërdrejtë, duke sjellë në kohë reale informacionet, reagimet dhe zhvillimet kryesore para, gjatë dhe pas shpalljes së aktgjykimit.
Lexuesit do të mund t’i ndjekin të gjitha zhvillimet përmes këtij live feed-i, me raportime të vazhdueshme nga Haga dhe Kosova, reagimet e institucioneve, përfaqësuesve politikë, ekipeve të mbrojtjes dhe zhvillimet e tjera që lidhen me procesin.
07/09/2026 14:45-Nesër ndizet “Zjarri i Lirisë” në Vushtrri

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se nesër, më 8 shtator, në këtë komunë do të ndizet “Zjarri i Lirisë”, në kuadër të aktivitetit “7 Zona, 7 Zjarre, Një Luftë, Një Kujtesë, Drejtësi” të platformës “Liria ka Emër”.
Aktiviteti organizohet nga Zona Operative e Shalës dhe mbahet në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Artikullin e plotë e keni këtu
“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Kaçanik

Në Kaçanik ka nisur aktiviteti “Ora e Pritjes”, një nismë e platformës qytetare “Liria Ka Emër”, e cila po numëron mbrapa drejt 16 shtatorit, në pritje të vendimit për rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Aktiviteti është zhvilluar në bashkëpunim me Komunën e Kaçanikut dhe është ndjekur nga përfaqësues të platformës “Liria Ka Emër”, në mesin e tyre Eliza Hoxha, kryetari i Komunës së Kaçanikut, Sabedin Vishi, përfaqësues politikë, veteranë të luftës, aktivistë dhe qytetarë.
Artikullin e plotë e keni këtu
07/09/2026 14:38- Sindikatat e punëtorëve të të gjitha kategorive nëmbështetje të “Marshit për Liri”, më 12 shtator

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, Ismail Tasholli dhe Ridvan Emini kanë zhvilluar sot një takim të përbashkët me përfaqësuesit e Sindikatave të punëtorëve të Minatorëve të Trepçës, të Zjarrfikësve, të Administratës, të Shërbimit Korrektues, të Shëndetësisë dhe të tjera, të cilët bashkërisht shprehën përkrahjen e tyre për “Marshin për Liri”, që do të mbahet më 12 shtator në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Në këtë takim, përfaqësuesit e LKE i falënderuan sindikatat e punëtorëve për mbështetjen e ofruar, duke theksuar se Kosova po pret drejtësi, liri dhe kthimin në atdhe të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
07/09/2026 11:29-Në Gllogjan ndizet “Zjarri i Lirisë”, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Në Gllogjan, në Zonën Operative të Dukagjinit, është ndezur të dielën mbrëma “Zjarri i Lirisë”, si pjesë e aktiviteteve në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
Në këtë aktivitet morën pjesë veteranë dhe ish-ushtarë të UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, invalidë të luftës, bashkëluftëtarë dhe qytetarë.
Artikullin e plotë e keni këtu
05/09/2026 14:37- SBASHK i bashkohet Marshit për Liri të 12 shtatorit

Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria Ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, janë pritur nga kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, në një takim ku është konfirmuar mbështetja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës për Marshin për Liri, që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.
Mbështetja e komunitetit arsimor i jep edhe më shumë forcë zërit të përbashkët për liri, drejtësi dhe dinjitet, si dhe për mbështetjen ndaj çlirimtarëve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
“Kur arsimi ngrihet në këmbë, zëri i Kosovës bëhet edhe më i fuqishëm”, thuhet në njoftim.
05/09/2026 09:38- “Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapsht edhe në Deçan

Edhe në Deçan, në bashkëpunim me Komunën, ka nisur “Ora e Pritjes”, e cila po numëron mbrapsht drejt 16 shtatorit, në pritje të drejtësisë dhe lirisë për çlirimtarët Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Në aktivitet morën pjesë Eliza Hoxha nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, përfaqësues politikë, aktivistë dhe qytetarë të shumtë.
Pas nisjes së “Orës së Pritjes”, në Deçan u shpalos edhe baneri gjigant me mesazhin “Në emër të popullit, shpalleni TË PAFAJSHËM!”.
04/09/2026 13:02- Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve dhe ajo e Invalidëve bëjnë thirrje për pjesëmarrje në marshin e ”Liria ka Emër”

Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të Luftës së UÇK-së dhe ajo e Invalidëve të Luftës së UÇK-së kanë thënë se po punojnë ngushtë me organizata dhe këshilla të ndryshme mbarëkombëtare që më datën 16 shtator t’i presin krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mënyrë dinjitoze, për siç thanë, rastin e kthimit të tyre në vend.
Pos kësaj, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në marshin e 12 shtatorit të organizuar nga platforma “Liria ka Emër”.
Edhe kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Fadil Shurdhaj ka bërë thirrje që më 12 shtator në protestën e cila do të mbahet në sheshin “Skenderbeu”, të marrin pjesë të gjithë shqiptarët.
Lajmi i plotë KËTU:
04/09/2026 09:08- Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapsht edhe në Drenas - ora e lirisë për çlirimtarët

Edhe në Drenas, në bashkëpunim me Komunën, ka nisur “Ora e Pritjes”, e cila po numëron mbrapsht drejt 16 shtatorit, në pritje të drejtësisë dhe lirisë për çlirimtarët Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të platformës qytetare “Liria Ka Emër”, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përfaqësues politikë, aktivistë dhe qytetarë të shumtë.
Pas nisjes së “Orës së Pritjes”, në Drenas u shpalos edhe baneri gjigant me mesazhin “Në emër të popullit, shpalleni TË PAFAJSHËM!”
03/09/2026 12:03-Veteranët paralajmërojnë protesta nëse dënohen krerët e UÇK-së: Nuk do të ndalemi derisa ta arrijmë qëllimin

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka paralajmëruar protesta të mëdha dhe vazhdimin e aktiviteteve kundërshtuese në rast se ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë shpallen fajtorë.
Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, ka thënë për KosovaPress se organizata pret kthimin e ish-krerëve të UÇK-së të pafajshëm në Kosovë, por, nuk do të rrijë duarkryq në rast se merret vendim dënues.
Artikullin e plotë e keni këtu
03/09/2026 11:36- DHTIK mbështet marshin “Kosova po pret”

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë shpreh mbështetjen e saj për marshin për liri nën moton “Kosova po pret”, i cili organizohet nga platforma qytetare “Liria ka Emër” dhe mbahet më 12 shtator në Prishtinë.
Me këtë rast, DHTIK u bën thirrje të gjitha bizneseve anëtare, punonjësve dhe bashkëpunëtorëve të tyre që t’i bashkohen marshit më 12 shtator në Prishtinë, duke dëshmuar përkrahjen për lirinë, drejtësinë dhe vlerat e luftës për çlirimin e Kosovës.
DHTIK beson se Kosova meriton të ecë përpara me dinjitet, drejtësi dhe respekt për sakrificën e atyre që kontribuuan për lirinë e saj.
02/09/2026 14:10-Përfaqësuesit e mbi 100 mijë studentëve paralajmërojnë BE-në: Nuk ju lejojmë të na e kriminalizoni luftën e UÇK-së

Përfaqësuesit e parlamenteve studentore të universiteteve publike në Kosovë, që përfaqësojnë mbi 100 mijë studentë, të mbështetura edhe nga përfaqësues të studentëve nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, kanë shprehur sot pakënaqësitë e tyre për procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale edhe para Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.
Kështu u bë e ditur nga platfoma "Liria ka emër" ku ndër të tjera thuhet se: "Ata sot në mënyrë të organizuar e kanë dorëzuar në zyrën e BE-së edhe një Deklaratë të Përbashkët, ku kanë kërkuar që vendimi në Hagë për ish-udhëheqësit e UÇK-së të merret pa ndikime politike, pa standarde të dyfishta dhe vetëm mbi bazën e fakteve, provave, ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës".
Artikullin e plotë e keni këtu
02/09/2026 12:48- OVL e UÇK-së pas takimit me Haradinajn: Vendimi i madh për UÇK-në na gjen të bashkuar dhe të fortë

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka vizituar Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
OVL e UÇK-së në një njoftim për media bën të ditur se kanë biseduar për shumë çështje aktuale, si dhe për sfidat me të cilat po përballet OVL e UÇK-së.
Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU:
01/09/2026 21:15-“Ora e Pritjes” për çlirimtarë për herë të parë në Evropë, nis numërimin në Dusseldorf

"Ora e Pritjes” ka kaluar kufijtë e Kosovës dhe ka nisur numërimin drejt 16 shtatorit edhe në Evropë.
Sipas një njoftimi për media nga platforma "Liria ka emër", qyteti i parë është Dusseldorfi i Gjermanisë, ku bashkatdhetarë dhe aktivistë nga Kosova kanë vendosur “Orën e Pritjes” në qendër të qytetit.
Artikullin e plotë e keni këtu
01/09/2026 21:01-Vendoset “Ora e pritjes” edhe në Mitrovicë për krerët e UÇK-së

Në sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicë ka filluar grumbullimi i anëtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe qytetarëve. Sonte, në këtë shesh do të vendoset “Ora e pritjes”, për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Aktgjykimi për krerët e UÇK-së pritet të shpallet më 16 shtator.
Artikullin e plotë e keni këtu
29/08/2026 13:49- “Liria ka Emër” organizon “Natën e Pritjes” në Hagë më 15 shtator
“Liria ka Emër” organizon “Natën e Pritjes” në Hagë më 15 shtator, prezanton aktivitetet në KosovëPlatforma qytetare “Liria ka Emër” ka prezantuar sot aktivitetet që do të zhvillohen në Kosovë dhe në Hagë në prag të 16 shtatorit, kur pritet shpallja e aktgjykimit në çështjen ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Tasholli bëri të ditur se platforma po përgatit organizimin e një tubimi paqësor në Hagë, së bashku me mërgatën shqiptare.
Sipas planifikimit, tubimi do të nisë më 15 shtator, në orën 22:00, dhe do të vazhdojë gjatë natës deri më 16 shtator, në orën 10:00, kur pritet shpallja e vendimit.
Lajmin e plotë mund ta lexoni këtu:
29/08/2026 13:29- Edhe Vitia nis “Orën e Pritjes” për çlirimtarët

Edhe Komuna e Vitisë i është bashkuar “Orës së Pritjes”, duke nisur numërimin mbrapsht drejt 16 shtatorit, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Aktiviteti është pjesë e nismës së platformës qytetare “Liria ka Emër”, e cila po zhvillohet në komunat e Kosovës nën moton “Kosova po pret”.
Ndërkohë, më 12 shtator në Prishtinë do të mbahet Marshi për Liri, në prag të vendimit të 16 shtatorit.
28/08/2026 16:13-Prishtina me mesazh për çlirimtarët: “Në emër të qytetarëve të Prishtinës – shpalleni të pafajshëm!”

Në Prishtinë është vendosur një baner i madh në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në prag të Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator në kryeqytet.
Baneri, i vendosur nga Komuna e Prishtinës, mban mesazhin: “Në emër të qytetarëve të Prishtinës – shpalleni të pafajshëm!”
Mesazhi vjen në kuadër të aktiviteteve mbështetëse për ish-krerët e UÇK-së, ndërsa më 12 shtator qytetarë nga e gjithë Kosova pritet të mblidhen në Prishtinë për Marshin për Liri.
Marshi do të nisë nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu”, me thirrjen për drejtësi dhe liri për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin.
28/08/2026 11:49- Në përkrahje të drejtësisë dhe pafajësisë së krerëve të UÇK-së në Prishtinë

Komuna ndan një hapësirë publike pranë objektit të Reporting House në përkrahje të drejtësisë dhe pafajësisë së krerëve të UÇK-së.
Sipas një njoftimi për media thuhet se në kuadër të iniciativave në përkrahje të fushatës për drejtësi për krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Kryeqyteti ka ndarë një hapësirë publike pranë objektit të Reporting House, ku qytetarët e Prishtinës do të mund të shprehin mbështetjen e tyre.
“Sot, Kryetari i Kryeqytetit, së bashku me ekipin e Kryeqytetit, do të bashkohen simbolikisht me këtë iniciativë në orën 14:00, duke nënshkruar në përkrahje të drejtësisë dhe pafajësisë së krerëve të UÇK-së”, thuhet në njoftim.
27/08/2026 19:51- Syla: Deklaratat e Kurtit për UÇK-në janë të çuditshme dhe të vona

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Në një bisedë për Radio Dukagjini, Syla tha se është e vështirë të komentohet deklarata e Kurtit, duke rikujtuar qëndrimet e tij të mëhershme ndaj Gjykatës Speciale.
“Nuk e dimë cilit Kurt t’i besojmë – atij që para shtatë vitesh i tha presidentit Hashim Thaçi ‘qu shko’, duke iu referuar Gjykatës Speciale, apo këtij të sotmit që thotë se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë çlirimtare dhe se beson në pafajësinë e tyre.”
Lajmi i plotë >>>>
27/08/2026 09:15-Edhe në Vushtrri nisi “Ora e Pritjes” për çlirimtarët

Platforma qytetare “Liria ka emër” ka bërë të ditur se edhe në qytetin e Vushtrrisë ka nisur “ora e pritjes, aktivitet ky simbolik i numërimit të mbrapsht në pritje të ish krerëve të UÇK-së.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media ku ndër të tjera thuhet se në aktivitet morën pjesë qytetarë të shumtë, ndërsa të pranishmëve iu drejtuan kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, dhe përfaqësuesja e platformës qytetare “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha
“Mbrëmë, edhe në Vushtrri nisi ‘Ora e Pritjes’, aktiviteti simbolik i numërimit mbrapsht në pritje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Në aktivitet morën pjesë qytetarë të shumtë, ndërsa të pranishmëve iu drejtuan kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, dhe përfaqësuesja e platformës qytetare ‘Liria ka Emër’, Eliza Hoxha”, thuhet në njoftim.
27/08/2026 07:29- "Besojmë në pafajësinë e tyre”, Kurti flet për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur edhe për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po përballen me proces gjyqësor në Hagë, duke shprehur bindjen e tij në pafajësinë e tyre.
Kurti ka thënë se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë çlirimtare dhe se, sipas tij, asnjë proces gjyqësor nuk mund ta dëmtojë apo njollosë atë.
“Lufta çlirimtare e popullit të Kosovës, bartëse dhe organizatore e së cilës ishte UÇK-ja, është luftë e drejtë çlirimtare dhe nuk ka proces gjyqësor, as në vend e as jashtë tij, që mund ta njollosë UÇK-në. Shpresojmë më të mirën dhe dëshirojmë të na kthehen në Kosovë të lirë. Besojmë në pafajësinë e tyre”, ka deklaruar Kurti.
25/08/2026 14:31-OVL-UÇK mbështet marshin për liri, por Gucati kritikon ftesën për Kurtin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e mbështet marshin për liri më 12 shtator, katër ditë para verdiktit final ndaj ish udhëheqësve të UÇK-së në Hagë.
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, i bëri thirrje veteranëve dhe qytetarëve që të dalin në këtë marsh.
Megjithatë, ai shprehi kritika ndaj organizuesve, që sipas tij e kanë ftuar kryeministrin në detyre, Albin Kurti.
“Nuk mund të jemi aty ku ata i bëjnë thirrje LVV-së, ku lideri i tyre në Kuvend e quan kriminel Hashim Thaçin dhe Kadri Veseli dhe i heq veteranët nga paga minimale”, tha ai.
Artikullin e plotë e keni këtu
22/08/2026 12:27- Në Prishtinë nisi “Ora e Pritjes”, numërimi së prapthi në pritje të krerëve të UÇK-së

Në Bulevardin “Nëna Terezë” në Prishtinë ka nisur të shtunën, më 22 gusht “Ora e Pritjes”, aktivitet i platformës “Liria ka Emër” në bashkëpunim me komunën e Prishtinës, përmes të cilit ka filluar numërimi së prapthi drejt 16 shtatorit, datës kur pritet vendimi final për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Në shesh është vendosur një ekran gjigant, i cili do të numërojë ditët, orët, minutat dhe sekondat deri më 16 shtator, në shenjë pritjeje dhe mbështetjeje për çlirimtarët.
Në hapje të aktivitetit foli përfaqësuesi i platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli, i cili tha se “Ora e Pritjes” simbolizon pritjen e qytetarëve të Kosovës për drejtësi dhe kthimin e ish-krerëve të UÇK-së në atdhe.
21/08/2026 11:53-Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

Gjykata Speciale do ta shpallë më 16 shtator në Hagë aktgjykimin në rastin ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Para kësaj gjykate, e cila zyrtarisht quhet Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, për tri vjet është zhvilluar procesi gjyqësor lidhur me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, që pretendohet se janë kryer gjatë dhe menjëherë pas luftës në Kosovë. Prokuroria kërkoi dënim me nga 45 vjet burg për secilin prej katër të akuzuarve.
Artikullin e plotë e keni këtu
21/08/2026 09:30-Thaçi flet për trazirat e 2004-tës: Serbia mobilizoi ushtrinë, por u paralajmërua nga NATO-ja
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rrëfyer për zhvillimet e vitit 2004 dhe tensionet në veri të Kosovës, duke treguar se si, sipas tij, ishte parandaluar një përshkallëzim i mundshëm i situatës me Serbinë.
Rrëfimi është pjesë e intervistës së fundit të Thaçit para 16 shtatorit në Debat Plus me Ermal Pandurin, datës kur pritet të shpallet aktgjykimi në procesin ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së në Hagë.
Artikullin e plotë e keni këtu
21/08/2026 09:29-Thaçi: Synimi serbo-rus është të diskreditohet projekti i shtetit të Kosovës

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Serbia dhe Rusia synojnë të delegjitimojnë dhe diskreditojnë shtetësinë e Kosovës, duke e lidhur këtë përpjekje edhe me procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë.
Në intervistën e tij të fundit para shpalljes së aktgjykimit në rastin ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, dhënë ekskluzivisht për Debat Plus, Thaçi ka thënë se pas dështimit të përpjekjeve të Serbisë për ta delegjitimuar pavarësinë e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas tij, fokusi është zhvendosur drejt Këshillit të Evropës.
Artikullin e plotë e keni këtu
21/08/2026 08:44-“Gjyshja po të pret çdo ditë, bab” – djali i Hashim Thaçit me mesazh prekës
telegrafi.comEndrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka ndarë një fotografi emocionuese të gjyshes së tij, Hyre Thaçi, teksa ajo ndiqte në televizion intervistën e të birit nga Haga.
Krahas fotografisë, Endriti ka përcjellë një mesazh për babain e tij, duke vënë në pah mallin dhe pritjen e nënës për të takuar sërish të birin.
“Asnjë derë burgu nuk mund ta ndajë një nënë prej djalit të saj. Por, asnjë ekran nuk e zëvendëson as përqafimin mes tyre. Gjyshja po të pret çdo ditë, BAB. I kemi premtuar se do të vish pas 16 shtatorit. Edhe pak, edhe pak”.
Artikullin e plotë e keni këtu
18/08/2026 10:31-Bajrami: Trendafilova më kishte thënë se do të dorëhiqej nëse paraburgimi zgjaste mbi një vit
Akademiku Arsim Bajrami ka deklaruar se kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, i kishte thënë se ishte e gatshme të jepte dorëheqje nëse ish-krerët e UÇK-së do të mbaheshin në paraburgim për më shumë se një vit.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, Bajrami tha se Trendafilova këtë qëndrim e kishte shprehur edhe publikisht.
“Me ka thënë edhe mua po e ka thënë edhe mediave sepse ajo vetë ka deklaruar se nuk ka arsye ligjore që dikush të mbahet në paraburgim më gjatë se një vjet”, tha ai.
Bajrami kritikoi zgjatjen e vazhdueshme të paraburgimit, duke përmendur bashkëpunimin e Kosovës me drejtësinë ndërkombëtare dhe faktin se të akuzuarit ishin dorëzuar vullnetarisht.
17/08/2026 15:50- Shoqata “Thirrje për Drejtësi” kërkon drejtësi për të gjitha viktimat dhe besim në prova
Shoqata “Thirrje për Drejtësi”, u ka drejtuar një letër të hapur Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, në prag të aktgjykimit në rastin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.
Në letrën e publikuar më 16 gusht, shoqata thekson se i beson drejtësisë dhe se pret që çdo vendim të merret vetëm mbi bazën e provave, ligjit dhe standardeve të një procesi të drejtë gjyqësor.
“Thirrje për Drejtësi” thekson se nuk kërkon një verdikt të caktuar dhe nuk paragjykon rezultatin e procesit, duke kërkuar që vendimi i gjykatës, cilido qoftë ai, të respektohet.
Në të njëjtën kohë, shoqata kërkon që drejtësia të mos kufizohet vetëm në rastet aktualisht në shqyrtim. Ajo kërkon vëmendje edhe për familjet që ende nuk kanë marrë përgjigje për vrasjen e të afërmve të tyre dhe për rastet ku ka dyshime për motive politike.
17/08/2026 12:26-Një muaj para shpalljes së aktgjykimit në Hagë, Bajrami: Lufta e UÇK-së ishte luftë për lirinë e Kosovës

Një muaj para shpalljes së aktgjykimit në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, profesor i së drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami, ka reaguar përmes një postimi, duke vlerësuar se procesi ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit ka rëndësi të jashtëzakonshme juridike, politike dhe historike për Kosovën.
Bajrami ka shprehur shqetësime lidhur me kohëzgjatjen e paraburgimit dhe procesit gjyqësor, si dhe mënyrën e zhvillimit të tij.
17/08/2026 12:15- Hamza: 16 shtatori duhet të jetë dita e kthimit të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke thënë se kanë mbetur edhe 30 ditë deri më 16 shtator, kur pritet të shpallet aktgjykimi në këtë rast.
Hamza ka thënë se 16 shtatori duhet të shënojë fundin e asaj që ai e konsideron një proces të padrejtë dhe kthimin në Kosovë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
17/08/2026 12:13- Thaçi mbetet në paraburgim deri në aktgjykim, Gjykata nuk kërkon më parashtresa për rishikimin e radhësIsh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim deri në shpalljen e aktgjykimit në rastin e përbashkët ndaj tij, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë ka refuzuar kërkesën për lirimin e Thaçit dhe ka vendosur vazhdimin e paraburgimit të tij. Ky është vendimi i 27-të për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj ish-presidentit.

























