Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se nesër, më 8 shtator, në këtë komunë do të ndizet “Zjarri i Lirisë”, në kuadër të aktivitetit “7 Zona, 7 Zjarre, Një Luftë, Një Kujtesë, Drejtësi” të platformës “Liria ka Emër”.

Aktiviteti organizohet nga Zona Operative e Shalës dhe mbahet në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


“Zjarri i Lirisë” do të ndizet në Pishat e Novolanit, duke filluar nga ora 19:00.

Idrizi ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen këtij aktiviteti.

“7 Zona, 7 Zjarre, Një Luftë, Një Kujtesë, Drejtësi! Çlirimtarë, nuk jeni vetëm!”, ka shkruar Idrizi. /Telegrafi/