KRU “Mitrovica” njofton për intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, në këto zona

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë intervenime në disa lokacione në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit.
Sipas njoftimit, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Asllan Cimili”, “Ferki Aliu”, “Mbretëresha Teuta”, “Shala e Bajgorës”, “Anke Spajica”, si dhe në Suhodoll, Rahovë, Pirrq dhe Lagjen e Doktorëve.
Ndërkaq, intervenime në rrjetin e kanalizimit do të kryhen në rrugën “Miftar Krasniqi” në Mitrovicë dhe në rrugën “Tefik Krasniqi” në Vushtrri.
KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar se gjatë realizimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.
Kompania ka njoftuar gjithashtu se pas rikthimit të furnizimit, uji mund të paraqitet përkohësisht i turbullt. Në këtë rast, konsumatorët këshillohen ta lënë ujin të rrjedhë për disa minuta, derisa të kthjellohet. /Telegrafi/







































