Aksion kundër bixhozit të paligjshëm në Mitrovicë, konfiskohen mbi 41 mijë euro

Një person është arrestuar në Mitrovicë pas hetimeve lidhur me dyshimet për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm.
Në raportin policor bëhet e ditur se janë kontrolluar dy lokacione në pronësi të personit të dyshuar me ku janë gjetur dhe konfiskuar prova materiale si në vijim: 41.655 euro, 20 franga zvicerane, dy telefona USB, Lop-Top, 10 vula të ndryshme, 49 kartela gërvishtëse, etj.
“Mitrovicë 18.05.2026 – Koha NN. Pas një pune hetimore lidhur me rastin, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar. Janë kontrolluar dy lokacione në pronësi të personit të dyshuar me ku janë gjetur dhe konfiskuar prova materiale si në vijim: 41.655 euro, 20 franga zvicerane, dy telefona USB, Lop-Top, 10 vula të ndryshme, 49 kartela gërvishtëse, një veturë, si dhe si dëshmi tjera që lidhen me rastin”, thuhet në raport.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.
Rasti po hetohet. /Telegrafi/







































