LAJMI I FUNDIT:

Emërimi i Egbos te Prishtina kambanë alarmi për trajnerët kosovarë

Emërimi i Egbos te Prishtina kambanë alarmi për trajnerët kosovarë

Me largimin e Debatik Currit dhe zyrtarizimin e nigerianit Emmanuel Egbo te Prishtina, trajnerët nga Kosova tashmë janë ‘pakicë’ në Albi Mall Superligën e Kosovës dhe kjo duhet të tingëllojë si një kambanë.

Dita e enjte solli ndryshime te shtabi teknik i Prishtinës, ku Curri u largua me marrëveshje të dyanshme dhe në vend të tij u emërua nigeriani Egbo.

Largimi i trajnerin llapjan nga klubi kryeqytetas ka kthyer në favor numrin e trajnerëve që vijnë jashtë Kosovës.


Konfirmohet lajmi i Telegrafit, Emmanuel Egbo emërohet trajner i Prishtinës
Lexo po ashtu Konfirmohet lajmi i Telegrafit, Emmanuel Egbo emërohet trajner i Prishtinës

Momentalisht në Albi Mall Superligën e Kosovës janë 60 për qind që vijnë nga jashtë Kosovës, dhe 40 për qind vendorë, shkruan Telegrafi.

Ilir Daja i Ballkanit vjen nga Shqipëria, Akis Vavalis i Dritës nga Greqia dhe Nedim Yigit i Lirisë nga Turqia janë tre nga trajnerët “jo-kosovarë”.

Daja dhe Mezani, të ardhur nga Shqipëria

Xhingis Rexhepi i Feronikeli ’74 nga Maqedonia e Veriut dhe Gentjan Mezani i Gjilanit nga Shqipëria janë dy emrat tjerë së bashku me Egbon e Prishtinës nga Nigeria që çojnë në gjashtë numrin e trajnerëve të ‘huaj’ në Albi Mall Superligën e Kosovës.

40 për qindëshi i trajnerëve kosovarë nga Superligë përbëhet nga Tahir Batatina (Llapi), Armend Dallku (Dukagjini), Burim Shala (Fushë Kosova) dhe Qëndrim Kida (Malisheva).

Dy të parët duken si të sigurt në punën e tyre shkaku edhe i rezultateve, por dy tjerët mund të rrezikojnë gjatë sezonit ndonjë shkarkim apo largim, duke çuar kështu edhe më lartë numrin e të “huajve”.

Me pak fjalë, emërimi i Egbon te Prishtina duhet të jetë kambanë alarmi për trajnerët kosovarë, pasi ekipet e Superligën çdo ditë e më pak po u besojnë vendorëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori