LAJMI I FUNDIT:

Nga Vinicius Jr te Bellingham dhe Pedri – 20 lojtarët më të vlefshëm në La Liga

Nga Vinicius Jr te Bellingham dhe Pedri – 20 lojtarët më të vlefshëm në La Liga

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior është lojtari më i vlefshëm në La Liga me një vlerë prej 150 milionë euro, ndërsa ‘top 20’ mbyllet me yllin e Real Sociedad, Martin Zubimendi me një vlerësim prej 40 milionë eurosh.

Pavarësisht se ka humbur disa lojtarë të rëndësishëm gjatë tregut veror të transferimeve, La Liga ende ka disa nga lojtarët më të mirë në botë në konkurrencën e saj.


Maja e lojtarëve të saj me vlerën më të lartë në treg sipas Transfermarkt dominohet qartë nga Real Madridi dhe Barcelona, megjithëse në mesin e pesë më të vlerësuarve ka vetëm një lojtar të klubit katalunas.

Gazeta Marca ka publikuar 20-shen e lojtarëve më të vlerësuar me Vinicius Jr më të vlerësuarin me 150 milionë euro, i ndjekur nga Jude Bellingham (120 milionë euro) dhe Pedri (100 milionë euro).

Në dhjetëshen e më të vlerësuarve nuk mungojnë as yje si Rodrygo Goes, Federico Valverde, Gavi, Edouardo Camavinga, Aurelien Tchouameni, Frenkie de Jong dhe Ronald Araujo.

Tre lojtarët e vetëm që nuk vijnë nga Real Madridi dhe Barcelona janë Mikel Merino dhe Zubimenti të Real Sociedad dhe Yeremi Pino i Villarrealit.

20.Martin Zubimendi (Real Sociedad – 40 milionë euro)

19.Yeremi Pino (Villarreal – 40 milionë euro)

18.Thibaut Courtois (Real Madrid – 45 milionë euro)

17.Joao Cancelo (FC Barcelona – 50 milionë euro)

16.Mikel Merino (Real Sociedad – 50 milionë euro)

15.Joao Felix (FC Barcelona – 50 milionë euro)

14.Alejandro Balde (FC Barcelona – 50 milionë euro)

13.Raphinha (FC Barcelona – 60 milionë euro)

12.Jules Kounde (FC Barcelona – 60 milionë euro)

11.Eder Militao (Real Madrid – 70 milionë euro)

10.Ronald Araujo (FC Barcelona – 70 milionë euro)

9.Frenkie De Jong (FC Barcelona – 75 milionë euro)

8.Aurelien Tchouameni (Real Madrid – 85 milionë euro)

7.Eduardo Camavinga (Real Madrid – 85 milionë euro)

6.Gavi (FC Barcelona – 90 milionë euro)

5.Federico Valverde (Real Madrid – 100 milionë euro)

4.Rodrygo Goes (Real Madrid – 100 milionë euro)

3.Pedri (FC Barcelona – 100 milionë euro)

2.Jude Bellingham (Real Madrid – 120 milionë euro)

1.Vinicius Junior (Real Madrid – 150 milionë euro)

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori