LAJMI I FUNDIT:

Pesë transferime në Serie A që pritet të konfirmohen në ditën e fundit të afatit kalimtar

Pesë transferime në Serie A që pritet të konfirmohen në ditën e fundit të afatit kalimtar

Është dita e fundit e afatit kalimtar të verës dhe mediat italiane kanë publikuar pesë marrëveshje më interesante që do të përfundojnë sot (e premte).

Afati i transferimeve verore në Itali mbyllet në orën 19:00 dhe disa klube pritet të bëjnë nënshkrime të reja në orët e fundit të negociatave.


Interi do të mirëpresë Davy Klaassen nga Ajax. Sipas Sky Sport Italia, 30-vjeçari do t’i nënshtrohet testeve mjekësore sot, duke nënshkruar një kontratë dyvjeçare.

Leonardo Bonucci është nisur për në Union Berlin dhe sot do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare. Marrëveshja vjen me opsion edhe për një sezon tjetër. Juventusi do të paguajë 3.5 milionë euro bruto për të ndarë rrugët me mbrojtësin e tyre veteran, i cili kishte një vit të mbetur në kontratën e tij në Allianz Stadium.

Duvan Zapata do t’i bashkohet Torinos nga Atalanta me një marrëveshje të përhershme prej 7 milionë euro plus 3 milionë bonuse. Ai do t’i nënshtrohet testeve mjekësore sot, pas Brandon Soppy, i cili u konfirmua nga Torino të enjten.

Hirving Lozano do të largohet nga Napoli për rreth 12.2 milionë euro, duke u rikthyer në PSV Eindhoven. Ai nuk ishte më pjesë e projektit të tyre dhe kishte më pak se një vit në kontratën e tij.

Lorenzo Colombo nuk është bashkuar me shokët e tij të skuadrës të Milanit dhe pritet të nënshkruajë për Monzën në formë huazimi deri në fund të sezonit edhe pse është e paqartë nëse kuqezinjtë do të mirëpresin një qendërsulmues të ri pasi marrëveshja Mehdi Taremi dështoi. Disa sulmues janë lidhur me një kalim në San Siro, por mbetet për t’u parë nëse Milani do të ketë kohë të mjaftueshme për të përfunduar një transferim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori