LAJMI I FUNDIT:

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Real Madridi ka kaluar në finale të Ligës së Kampionëve, pasi eliminoi Bayern Munichun me rezultat të përgjithshëm 4-3.

Golat për Los Blancos në ndeshjen e dytë i shënoi Joselu, ndërsa Alphonso Davies realizoi për Bavarezët.


Real Madridi ishte padyshim ekipi më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.13, derisa Bayern Munichu u vlerësua me 6.78.

Rikthim për infarkt nga Real Madridi për ta eliminuar Bayernin nga Championsi: Mbretërit në finale takohen me Dortmundin
Lexo po ashtu Rikthim për infarkt nga Real Madridi për ta eliminuar Bayernin nga Championsi: Mbretërit në finale takohen me Dortmundin

Joselu ishte padyshim lojtari i ndeshjes, që realizoi dy golat e rikthimit dhe u notua me 9.0.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj ndeshje doli të ishte Kim Min-Jae, që u vlerësua me 6.1.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

/Telegrafi/