LAJMI I FUNDIT:

Pesë yjet që mund të kthehen në Ligën Premier në afatin kalimtar të janarit

Pesë yjet që mund të kthehen në Ligën Premier në afatin kalimtar të janarit

Liga Premier pritet të përforcohet me emra të njohur në afatin kalimtar dimëror, pasi klubet po përgatiten për të nënshkruar me lojtarë me emër.

Afati kalimtar i janarit nuk është aq i ngarkuar sa ai e verës, por mbetet vendimtare për ambiciet e disa skuadrave.


Shumë klube të Ligës Premier do të bëjnë disa ndryshime në skuadrën e tyre këtë sezon.

Prandaj më poshtë i gjeni pesë emra që edhe më parë kanë luajtur në këtë kamapionat.

#5 Aaron Ramsey (Juventus)

Uellsiani dikur ishte një nga lojtarët më të spikatur të Arsenalit nën drejtimin e Arsene Wengerit. Pasi ka kaluar më shumë se 10 sezone me Topçinjtë, Aaron Ramsey është mjaft i njohur me kampionatin.

Everton dhe Newcastle United janë të interesuara për shërbimet e tij.

#4 Renato Sanches (Lille)

Mesfushori portugez pati një periudhë të shkurtër në Ligën Premier në sezonin 2017-18. Renato Sanches luajti si huazim te Sëansea City nga Bayern Munich.

Arsenali e pëlqen lojtarin, por duhet të garojë me AC Milanin që po ashtu janë kandidat kryesor për nënshkrimin e tij.

#3 Kieran Trippier (Atletico Madrid)

Shumë klube të Ligës Premier janë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe Kieran Trippier është një nga objektivat e tyre. Anglezi njihet se ka luajtur te Burnley dhe Tottenham.

Manchester United më parë ka qenë i lidhur, por nuk dihet nëse trajneri i ri Ralf Rangnick do të dëshironte të nënshkruante me të.

Me sa duket, Neëcastle United është më shumë e etur për nënshkrimin me Trippier.

#2 Philippe Coutinho (Barcelona)

Kur Philippe Coutinho shkoi te Barcelona në vitin 2018, ai ishte një nga lojtarët më të mirë në Ligën Premier, ndërsa luante për Liverpool.

Reprezentuesi brazilian ka një kontratë me FC Barcelona deri në qershor 2023 dhe një vlerë tregu prej 20 milionë eurosh.

Një lëvizje huazimi mund të jetë gjithashtu e mundur. Liverpool dhe Neëcastle United mbeten opsionet e mundshme për 29-vjeçarin.

Ai iu ofrua edhe Manchester United dhe Manchester City, por asnjëra nuk e deshi.

#1 Eden Hazard (Real Madrid)

Pasi kaloi shtatë sezone të mëdha me Chelsean, Eden Hazard vendosi t’i bashkohet Real Madridit në sezonin 2019-2020. Ai e donte këtë lëvizje dhe sigurisht që ishte një ëndërr e realizuar për belgun.

Eden Hazard ishte padyshim një nga lojtarët më të mirë në Ligën Premier në dekadën e fundit.

Megjithatë, nuk ka qenë e lehtë për sulmuesin belg që kur iu bashkua Real Madridit dhe mund të kthehet në Angli.

West Ham dhe Everton janë klubet që e pëlqejnë belgun. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Premier League
Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

Serie A
“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

La Liga
Kalo në kategori