LAJMI I FUNDIT:

Sqarohet Genta Cana, tregon se si postimi ofendues për Fifin duke e quajtur “të sëmurë mendore” u publikua gabimisht në Instagramin e saj

Sqarohet Genta Cana, tregon se si postimi ofendues për Fifin duke e quajtur “të sëmurë mendore” u publikua gabimisht në Instagramin e saj

Moderatorja e sportit në Klan Kosova, Genta Cana, ka komentuar zhvillimet në Big Brother VIP, konkretisht pjesëmarrjen e vëllait të saj në këtë spektakël, Granitit.

Ajo gjithashtu ka shpjeguar se si ndodhi që në llogarinë e saj zyrtare Instagram, u publikua një postim, ku ndër të tjerash citohej se Graniti ka “shpëtuar nga një psikopatë, e sëmurë mendore”, duke iu referuar Fifit.


E ndjerë keq për atë se çfarë ka ndodhur, Genta ka treguar se postimi në fjalë nuk ka qenë i bërë nga ajo, por nga një faqe e cila e ka etiketuar Gentën dhe Granitin, dhe më pas e ka rishpërndarë.

Foto: Genta Cana/Instagram

Ajo madje thotë se nuk ishte personi që bëri rishpërndarjen e këtij InstaStory, por ishte menaxheri i saj i rrjeteve sociale, i cili aktualisht kujdeset edhe për menaxhimin e llogarisë së Granitit në Instagram, gjatë kohës që ky i fundit është brenda në shtëpinë e BBV.

Fifi qan në emision 'live' teksa iu drejtohet banorëve të BBV: Ju lutem mos bërtisni, sepse nuk mund të duroj më
Lexo po ashtu Fifi qan në emision 'live' teksa iu drejtohet banorëve të BBV: Ju lutem mos bërtisni, sepse nuk mund të duroj më

Moderatorja e sportit tha se gjysmë ore më pas, me të parë se çfarë është postuar në Instagramin e saj, e ka fshirë menjëherë.

Postimi që u rishpërnda gabimisht në Instagramin e Genta Canës (Foto: Arkiv)

“Nëse Genta do i kishte menduar ato fjalë apo ai shkrim të ishte i imi, sigurisht që unë do ta mbaja deri në fund atë që e kam menduar, por në asnjë mënyrë! Sepse ato fjalë janë definitivisht shumë të ulta për një person që t’i thotë, kështu që unë iu bëj lutje të gjithëve: Aman merreni pak me më sportivitet gjithë këtë Big Brother”, ka thënë Genta për “Prive”.

E njëjta u shpreh se këtë keqinterpretim ka sqaruar edhe me familjen e Fifit, përkatësisht motrën e saj Edonën, ku i ka treguar se postimi me ato fjalë fyese nuk ishte i saj dhe është rishpërndarë gabimisht në Instagramin e saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Don Xhoni dënohet nga policia, pasi bëri gara shpejtësie me Lamborghini në Tiranë

Don Xhoni dënohet nga policia, pasi bëri gara shpejtësie me Lamborghini në Tiranë

Magazina
Oriola Marashi merr tërë vëmendjen me dukjen e mrekullueshme, në një set fotografik të publikuar së fundi

Oriola Marashi merr tërë vëmendjen me dukjen e mrekullueshme, në një set fotografik të publikuar së fundi

Magazina

"I shoh kokë më kokë" - Pas daljes, Françeska tregon se kush mund ta fitojë Big Brother-in

Magazina
Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Magazina
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina
Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Magazina
Kalo në kategori