LAJMI I FUNDIT:

Fifi qan në emision ‘live’ teksa iu drejtohet banorëve të BBV: Ju lutem mos bërtisni, sepse nuk mund të duroj më

Fifi qan në emision ‘live’ teksa iu drejtohet banorëve të BBV: Ju lutem mos bërtisni, sepse nuk mund të duroj më
Foto: Top Channel

Është mbajtur të premten mbrëma spektakli i radhës së Big Brother VIP, ku të shumta kanë qenë ngjarjet që janë zhvilluar.

Ndër të tjerash, mbrëmjen e së premtes janë bërë dy eliminime – përveç këngëtares Sheila Haxhiraj që është larguar nga televotimi javor, nga shtëpia e Big Brother VIP ka falë edhe gazetarja Paloma.


Mes shumë debateve që janë zhvilluar në shtëpi me tone të ashpra kryesisht nga banorët, është vërejtur një moment dobësie nga Fifi.

Foto: Top Channel

Kjo e fundit, në një moment teksa po komunikonte në lidhje me Arbanën në studio, kërkoi publikisht nga banorët që të komunikonin me tone më të ulëta, pasi nuk po mundet t’i durojë.

Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP

“Ju lutem banorë kur bëni debate, edhe unë do të mundohem ta ndal zërin, ju lutem mos të bërtasim, sepse nuk po mundem”, ka thënë ndër të tjerash Fifi duke shpërthyer në lot.

Më pas Arbana ka mbyllur lidhjen me shtëpinë, duke pyetur opinionistin e spektaklit, Arbër Hajdarin, për arsyen se pse banorët diskutojnë me ton të lartë. /Telegrafi/

(Video, minuta 9:20)

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.