Shqiptarët përfaqësohen në botë nga emra të ndryshëm, e njëri prej tyre është edhe Besim Ramadani, menaxheri kryesor i disa prej firmave më të mëdha tregtare në Zvicër.
Besim Ramadani është një figurë shumë e respektuar, i njohur për aftësitë e tij të jashtëzakonshme drejtuese dhe zgjuarsinë e biznesit. Si menaxheri kryesor i disa prej kompanive më të mëdha tregtare në Zvicër, ai ka qenë jashtëzakonisht i dobishëm në nxitjen e suksesit dhe rritjes së tyre.
Vizioni i tij strategjik dhe aftësia për të lundruar në mjedise komplekse të tregut, i kanë fituar atij një reputacion si një lider vizionar brenda industrisë. Ai është shembulli më i mirë se si përfaqësohen shqiptarët në një vend të huaj duke arritur suksese vetëm me punë, mençuri dhe strategji të biznesit.
Pas menaxhimit të disa prej firmave më të mëdha tregtare në Zvicër, ai vendosi të largohej dhe të fillonte projekte të reja si i pavarur.
“E kisha një periudhë shumë të gjatë në ato kompani, një periudhë të sukseshme me shumë përvojë. Fatmirësisht, për mua ishte shumë mirë sepse arrita shumë eksperiencë si i ri, por vazhdimisht mendoja se çfarë do të bëja deri në pension. Nga kjo arsye, lindi edhe ideja se çfarë mund të bëja” thotë Ramadani.
Njëra ndër kompanitë e para që ai ka krijuar ka qenë menaxhimi i futbollistëve.
“Në kompaninë e parë merreshim me futboll. Atëherë ishte Milaim Rama, njëri ndër shqiptarët e parë që ka luajtur për Zvicrën në Kampionatin Evropian. Dhe kështu lindi ideja për ta hapur një kompani për menaxhimin e futbollistëve, ku ishte Milaimi më shumë operativ”, shtoi tutje Ramadani.
Pas kësaj kompanie, lindi edhe ideja e dytë për diçka tjetër.
“Si menaxherë, kishim edhe shumë projekte me mobilje. I kam pasë të gjitha përgjegjësitë në atë kompani. Kështu, lindi edhe ideja e dytë për t’u marrë me Immobilien. Ishim me partnerin tim, Boris Laski, i cili po ashtu kishte eksperiencë në këtë fushë, ku shumë shpejt edhe ai formoi ekipet e veta, ku mirreshim me fasada, molera, e tjera e të gjitha këto i bënin ekipet dhe kështu u rrit kompania shumë shpejt”, shprehet në vazhdimësi.
Pas asaj kohe, Ramadanit i’u desh të largohej nga përgjegjësitë tek ishte i punësuar duke u bërë partner në kompaninë e mikut të tij.
“Në atë kohë u detyrova të largohesha nga detyrat e mia ku isha i punësuar dhe u ktheva në kompaninë me këtë partnerin tim për t’i ndihmuar të vazhdojë të shkojë përpara. Në këtë kohë, ishte edhe një kompani që ne bashkëpunonim me të, e cila i kishte disa sfida të rënda. Në atë moment unë i’a ofrova atyre të integroheshin tek ne ose të na e shisnin neve mirpo, gjatë asaj kohe nuk u morrëm vesh, dhe unë e morra pronarin e kompanisë së tyre, e integrova tek ne, ku është si punëtorë dhe udhëheqës i kësaj kompanie”.
Ramadani tregoi se gjithmonë ka pasur interes me kompanitë “Start Up”, e aty i lindi edhe një tjetër ide “R&M Finance” me disa djem të ri të suksesshëm që punonin me financa.
“Ata e kishin një ide inovative që i shtonte vlerë edhe më shumë për publikun dhe aty e krijuam një kompani ku mirreshim me financa”.
Menaxhimi i kompanive të ndryshme e bëri atë që t’i mungonte tregtia me ushqime e pije, dhe me kalimin e kohës, realizimit të kësaj mungese i erdhi koha.
“Sipas kontakteve dhe njoftësive në Zvicër dhe Kosovë, sot kemi bashkëpunim me bashkë importuesin ekskluziv për “Stone Castle Wine”, brend i njohur për verëra me të cilat i furnizojmë marketet dhe dyqanet gastronome shqiptare”, vazhdoi ai.
Të qenurit pronar në vete, i ka vështirësitë dhe sfidat e veta, për të cilat tregon tutje z. Ramadani.
“Për mbi 20 vite kam punuar me një kompani total funksionale që i kishte të gjitha instrumentet dhe stafin e duhur. Të qenurit vetë pronar, vie me sfidat e veta, pasiqë tani nuk duhet ta pyesësh dikë për të të thënë bëje diçka, por duhet ta shikosh vetë a i ke financat, a ke e stafin e duhur, me kë duhet të hysh në kontakt, me kë duhet të bashëpunosh sepse gjithmonë këto ideja nuk realizohen vetëm vet”.
Tutje, ai ndau dhe bisedoi rreth strategjive dhe taktikave përdoruese gjatë karrierës së deritanishme.
“Realizimi i dobët apo i keq e mund çdo strategji të mirë, dhe e kundërta, çdo realizim i mirë e mund çdo strategji më të dobët. Pra, të dyja shkojnë në bashkëpunim me njëra me tjetrën. Strategjia duhet të jetë një ide, një vizion, ku dëshiron të lëvizësh apo pozicionohesh në treg në fushën që je aktiv. Jemi munduar që edhe strategjitë më të dobëta t’i mundim me një realizim më të mirë me një staf të rregulltë”.
Meqenëse mundohet t’u ik projekteve afatshkurtëra, ai është i fokusuar dhe interesuar më shumë tek projektet afatgjata.
“Mua më mahnitin disa ide të mira “Start Up”, dhe kështu kam dëshirë të jem pjesë e tyre. Mua më imponojnë disa kompani të mëdha në Zvicër që janë qindra vjeçare, e që udhëhiqen nga gjenerata e tretë e familjes. Çdo ide, çdo kompani para se ta hapim e shikoj, nëse është ideja për më gjatë, kam interes, nëse është për një periudhë më të shkurtër, gjithmonë largohem, nuk e kam atë interes”.
Në mesin e sukseseve të Ramadanit, qëndron edhe hapja e akademisë së futbollit në Cyrih, që udhëhiqet nga shqiptari i parë që ka luajtur në Zvicër në Kampionatin Evropian z. Milaim Rama.
“Njëra punë e bie tjetrën, kur i’a filluam me menaxhimin e futbollistëve, ishte kërkesë edhe e publikut që ne të bëjmë diçka më tepër, të stërvisim lojëtarë profesional dhe privat. Ëndërra e futbollistit fillon shumë herët, miliona fëmijë ëndërrojnë të bëhen futbollistë, por vetëm një % e vogël e tyre arrijnë t’a realizojnë këtë. Për ne, si strategji të menaxhimit të futbollistëve është gjithmonë zbulimi i futbollistave në të cilët ke shpresa se ai mund t’a arrijë atë sukses dhe ta kaloj atë rrugë”, shtoi ndër të tjerash.
Si një figurë e shquar në menaxhimin e kompanive në Zvicër, Besim Ramadani mishëron thelbin e qëndrueshmërisë dhe përkushtimit. Roli i tij i shumëanshëm me shumë kompani të ndryshme, i ka fituar atij respekt jo vetëm aty ku ka shqiptarë po edhe brenda gjithë Zvicrës.
Stili i udhëheqjes së tij karakterizohet nga një fokus i fortë në bashkëpunim dhe në punën ekipore. Ai vlerëson kontributin dhe ekspertizën e anëtarëve të ekipit të tij, duke krijuar një kulturë besimi dhe respekti brenda kompanive të tij. Duke fuqizuar punonjësit e tij dhe duke nxitur një mjedis pune pozitiv, ai ka qenë në gjendje të tërheqë talente të larta dhe të nxisë inovacione brenda kompanive të tij.
Përveç aftësive drejtuese, z. Ramadani shquhet për integritetin dhe qasjen etike ndaj biznesit. Ai sillet me ndershmëri dhe transparencë, duke fituar besimin dhe respektin e palëve të tij të interesit. Angazhimi i tij për të respektuar standardet më të larta etike në të gjitha marrëdhëniet e tij të biznesit e veçon atë si një lider të integritetit në industrinë tregtare.
Përkushtimi i palëkundur i z. Ramadanit për të promovuar dhe përfaqësuar shqiptarët në formën më të mirë të mundshme, e ka pozicionuar atë si një personazh kyç në formësimin e trajektores së ardhshme të vendit.
Përmes punës së tij dhe përkushtimit të palëkundur, ai shërben si fener shprese për shumë shqiptarë që e shohin atë si një simbol të përparimit dhe ndryshimit. Me zgjuarsinë e mprehtë dhe aftësitë menaxhuese, Besim Ramadani vazhdon të jetë një zë me ndikim në përfaqësimin ndërkombëtarë të shqiptarëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Akulloret në Super Viva që po çmendin konsumatorët këtë sezon

Përjetoni pushimet verore në Hotel “Sunset” me ofertë speciale All Inclusive

‘Merre Vetë dhe Shko’ - Ekrem Zajmi Themelues & CEO i Vetalgo-s zbulon formën e rezervimeve të mençura dhe udhëtimeve të organizuara

KEK merr dritën e gjelbër nga OSHP, vazhdon projekti për rehabilitimin e njësisë A3 në Termocentralin Kosova A

Fluturime që lidhin zemra - Air Munich, zgjedhja e duhur për kthimin në atdhe

Zbuloni mundësi të reja pune me Telegrafi Jobs

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë