Gushti 2026 solli një kombinim të vapës ekstreme, thatësirës, rënies së prodhimit hidroenergjetik dhe bërthamor, si dhe rritjes së kërkesës për energji, duke krijuar kështu presion të jashtëzakonshëm mbi tregjet e energjisë në Europën Juglindore.

Ky nuk ishte problem i veçant ndaj të cilit u ndikua vetëm një zonë e caktuar tregtare. Ky ishte një fenomen rajonal, i reflektuar në bursat e energjisë nga Ballkani deri në Europën Qendrore.


Për bizneset në Kosovë, kjo është veçanërisht e rëndësishme për shkak të mënyrës se si funksionon tregu i energjisë dhe lidhjes së tij me tregjet rajonale përmes ALPEX – Bursës Shqiptare të Energjisë.

Në vijim, ekspertët e energjisë nga Enerco analizojnë dhe shpjegojnë zhvillimet e fundit në tregun rajonal të energjisë elektrike.

Çfarë ndodhi në treg gjatë gushtit?

Gjatë verës së vitit 2026, një kombinim faktorësh krijoi presion të pazakontë mbi sistemin energjetik të Evropës Qendrore dhe Juglindore.

Së pari, temperaturat e larta rritën ndjeshëm kërkesën për energji elektrike, veçanërisht për klimatizim dhe ftohje. Në ditët me temperatura ekstreme, kërkesa rritet pikërisht në momentet kur sistemi duhet të sigurojë sasi të mëdha energjie në një kohë të shkurtër.

Së dyti, thatësira e zgjatur solli nivele shumë të ulëta të ujërave në lumenjtë kryesorë të rajonit. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për një rajon që mbështetet ndjeshëm në hidroenergji.

Të dhënat e publikuara për Evropën tregojnë se prodhimi hidroenergjetik në korridorin e prekur nga thatësira ishte dukshëm nën nivelet normale, ndërsa nivelet e ulëta të lumenjve prekën edhe kapacitete të tjera të prodhimit që varen nga uji për ftohje.

Pse ndikoi kjo edhe në Kosovë?

Energjia elektrike nuk tregtohet në tregje të izoluara.

Kosova është pjesë e një sistemi energjetik të ndërlidhur me vendet e rajonit dhe Evropës. ALPEX operon tregun e organizuar të energjisë për zonat e ofertimit të Kosovës dhe Shqipërisë dhe tregu i përbashkët Kosovë–Shqipëri është pjesë e procesit të integrimit të mëtejshëm të tregjeve të energjisë në rajon.

Kjo do të thotë se kushtet në vendet fqinje mund të ndikojnë në çmimet në tregjet rajonale.

Kur një vend prodhon më pak energji, duhet të sigurojë më shumë energji nga tregu. Kur kjo ndodh njëkohësisht në disa vende, konkurrenca për energjinë e disponueshme rritet dhe presioni mbi çmimet mund të bëhet shumë më i madh.

Çmimi i energjisë nuk qëndron i njëjtë gjatë gjithë ditës

Është e rëndësishme të kuptojmë se çmimi i energjisë elektrike mund të ndryshojë gjatë ditës, në varësi të periudhës dhe kushteve të tregut.

Në realitet, tregu “Day-Ahead” (apo tregu “një-ditë-përpara”) përcakton çmime për intervale të ndryshme kohore, në varësi të ofertës dhe kërkesës.

Gjatë orëve të mesditës, prodhimi solar mund të jetë i lartë dhe të ndihmojë në mbulimin e kërkesës. Por në orët e pasdites dhe sidomos në mbrëmje, prodhimi solar bie shpejt ndërsa kërkesa për energji mund të mbetet e lartë.

Më 14 gusht, për shembull, çmimi në zonën e Kosovës në ALPEX ishte rreth 70 €/MWh gjatë orëve të mesditës, por arriti në rreth 182 €/MWh në orën 20:00.

Ky është një ilustrim i qartë i asaj se sa shumë mund të ndryshojë çmimi brenda së njëjtës ditë.

Prandaj, kur tregu është nën presion, nuk rritet çmimi domosdoshmërisht çdo orë në të njëjtën masë. Mund të kemi një kombinim të çmimeve relativisht më të ulëta gjatë disa orëve dhe çmimeve shumë më të larta gjatë orëve të pikut (apo orëve me ngarkesë më të lartë).

Rritja e çmimeve krahasuar me vitin paraprak

Krahasuar me gushtin 2025, çmimet e gushtit 2026 u rritën ndjeshëm në të gjitha bursat si shenjë e presionit të fortë të muajit Gusht si muaj ‘peak’ mbi kapacitetet prodhuese, konkretisht: çmimet në ALPEX u rritën për rreth +29% (nga 114,1 €/MWh në 146,9 €/MWh); HUPX +89%; HENEX +85%; si dhe MEMO rreth +69%.

Kontrasti i theksuar mes gushtit 2026 dhe gushtit 2025 mund të konsiderohet një episod i përkohshëm, i ndikuar nga kushte të jashtëzakonshme, si temperaturat ekstreme, kufizimet në prodhimin hidroenergjetik dhe bërthamor në Evropë, si dhe rritja e çmimeve si pasojë e krizës së gazit.

Transparenca ndihmon bizneset në menaxhimin e kostove

Zhvillime të tilla tregojnë edhe një nevojë më të gjerë: bizneset duhet të kenë informacion më të mirë për tregun e energjisë.

Pikërisht për këtë arsye, duhet të ketë komunikim të rregullt me bizneset mbi zhvillimet kryesore në tregun e energjisë, duke shpjeguar në mënyrë të kuptueshme çfarë po ndodh dhe si mund të ndikojë te konsumatorët. Sepse në një treg energjetik gjithnjë e më dinamik, informacioni në kohë ndihmon menaxhimin e kostos.

Tregu i energjisë ndryshon. Biznesi juaj meriton ta kuptojë pse.

Keni pyetje rreth energjisë për biznesin tuaj?

Konsultohuni me ekspertët e energjisë.

049 792 792 (telefon, Viber dhe WhatsApp)

0800 999 00 (thirrje pa pagesë)

www.enercopower.com