LAJMI I FUNDIT:

Live

Live Tyson Fury vs Oleksandr Usyk

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Përditesuar 17/05/2024 23:28

Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pasi pas 12 raundeve të zhvilluara ndaj Tyson Furyt në Arabinë Saudite, ai fitoi me vendim të ndarë të gjyqtarëve.

Ukrainasi e fiton meçin me vendim të ndarë nga gjyqtarët, me këto rezultate 115-112, 113-114, 114-113.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-19-2024 02:11:32" ["time"]=> string(16) "19/05/2024 02:11" ["update"]=> bool(false) } 19/05/2024 02:11

Kaq nga ne për sonte…

Pas një maratone disa ditore me lajme rreth meçit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi  është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pasi pas 12 raundeve të zhvilluara, ne e mbyllim me lajme për sonte.

Për t’i lexuar të gjitha lajmet rreth këtij meç klikoni këtu….

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-19-2024 02:09:54" ["time"]=> string(16) "19/05/2024 02:09" ["update"]=> bool(false) } 19/05/2024 02:09

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pasi fitoi me vendim të ndarë të gjyqtarëve ndaj Tyson Furyt pas 12 raundeve të zhvilluara.

Ishte një meç spektakolar mes dy boksierëve të cilët dhuruan spekaktël në ‘Kingdom Arena’ të Arabisë Saudite.

Fury ishte më dominues në raundet e para të këtij meçi, mirëpo teksa koha po kalonte Usyk e mori kontrollin total të meçit duke bërë që në fund të merrte fitoren.

Lexo lajmin e plotë…

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-19-2024 02:01:59" ["time"]=> string(16) "19/05/2024 02:01" ["update"]=> bool(false) } 19/05/2024 02:01

“Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime” – Tyson Fury flet pas humbjes

Tyson Fury shprehu zhgënjimin e tij pasi humbi me vendim të ndarë të gjyqtarëve me me pikë, në meçin që zgjati 12 raunde dhe fitues doli Oleksandr Usyk.

Ukrainasi e fiton meçin me vendim të ndarë nga gjyqtarët, me këto rezultate: 115-112, 113-114, 114-113. Nokdaun-i në raundin e nëntë rezulton të jetë vendimtar.

Lexo lajmin e plotë…

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-19-2024 01:41:39" ["time"]=> string(16) "19/05/2024 01:41" ["update"]=> bool(false) } 19/05/2024 01:41

USYK mposht FURYN, me vendim të ndarë të gjyqtarëve

OLEKSANDR USYK është kampioni i padiktueshëm i peshave të rënda pas fitores ndaj TYSON FURYT.

Ukrainasi e fiton meçin me vendim të ndarë nga gjyqtarët, me këto rezultate 115-112, 113-114, 114-113.

Nokdaun-i në raundin e nëntë rezulton të jetë vendimtar. USYK tani është një kampion i padiskutueshëm i botës.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-19-2024 01:37:51" ["time"]=> string(16) "19/05/2024 01:37" ["update"]=> bool(false) } 19/05/2024 01:37

Sipas Sky Sports, Usyk ka fituar ndaj Furyt me pikë

Pa mbylljes së meçit shumë media janë të bindura që Usyk ka fituar me pikë. Sipas Sky Sports, ukrainasi fitoi me rezultat 116-112.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-19-2024 01:35:34" ["time"]=> string(16) "19/05/2024 01:35" ["update"]=> bool(false) } 19/05/2024 01:35

Raundi i 12-të

Usyk zbret me një tjetër dorë të majtë të fortë në kokën e Furyt, i cili kundërpërgjigjet me një kombinim me tre grushta, megjithëse i mungon fuqia e vërtetë.

Dyshja shkëmbejnë disa goditje afër litarëve në sekondat e fundit përpara se të bjerë zilja.

Fury puth kokën e Usykut në shenjë respekti, përpara se të dy të festojnë me besim se janë kampioni i ri i padiskutueshëm të botës në peshat e rënda.

Një luftë magjepsëse dhe teknike mes dy boksierëve të shquar.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-19-2024 01:32:32" ["time"]=> string(16) "19/05/2024 01:32" ["update"]=> bool(false) } 19/05/2024 01:32

Raundi i 11

Usyk del me vrap teksa kërkon dhe përpiqet të përfundojë.  Ukrainasi godet me të djathtën në fytyrën e Fury, i cili më pas kundërpërgjigjet me një të fortë të djathtë.

Usyk godet sërish me atë dorën e majtë, por Fury e ka marrë veten, ku edhe godet në fund me të majtën.

Usyk është në epërsi, ndërsa Fury ka një raund për të shpëtuar këtë luftë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-19-2024 01:27:12" ["time"]=> string(16) "19/05/2024 01:27" ["update"]=> bool(false) } 19/05/2024 01:27

Raundi i 10

Usyk i ka rezistuar tundimit për të shkuar në kërkim të goditjes përfundimtare. Fury është rikuperuar, tani për tani.

Fury ka pasur disa kërcime, ndërsa Usyk ishte më i qetë se në raundin paraprak.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-19-2024 01:24:22" ["time"]=> string(16) "19/05/2024 01:24" ["update"]=> bool(false) } 19/05/2024 01:24

Raundi 9

Kur po shkojmë dejt fundit, Usyk vazhdon me goditje, ku Fury vazhdon të ketë gjakderdhje nga hunda dhe për pak sa nuk u rrëzua.

Fury është plotësisht pa balancë në këmbë pas goditjeve dhe pengohet rreth ringut.  Usyk shkon në kërkim të nokautit. Gjyqtari e jep si nokdaun, duke i dhënë Furyt një numërim në këmbë me Gypsy King që qëndroi në kënd.

Ai i mbijeton disi raundit, por gjendja e tij nuk ishte e mirë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-19-2024 01:20:06" ["time"]=> string(16) "19/05/2024 01:20" ["update"]=> bool(false) } 19/05/2024 01:20

Raundi 8

Fury është i pari që shkon në sulm, por Usyk kthehet fuqishëm në meç.

Ukrainasi rikthen dhe thyen gardën e Fury me atë goditje të fortë me të majtën.

Fury vjen me një goditje të shkëlqyer në trup,  por Usyk kundërpërgjigjet me një goditje të fortë majtas në fytyrë që trondit Furyn. Ka gjak në hundën e e Furyt.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-19-2024 01:15:30" ["time"]=> string(16) "19/05/2024 01:15" ["update"]=> bool(false) } 19/05/2024 01:15

Raundi 7

Fury e mbështet Usykun në litarë përpara se të godas disa herë. Puna e Usyk po neutralizohet, megjithëse ai kap një goditje të fortë me të majtën në kokën e Fury.

Pas kësaj dyshja shkëmbejnë disa grushte, ku Usyk sërish e godet Furyn me një goditje të fortë me të majtën në fytyrë.

Usyk shkon në sulm dhe jep disa goditja me të majtën të shkëlqyera.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-19-2024 01:11:19" ["time"]=> string(16) "19/05/2024 01:11" ["update"]=> bool(false) } 19/05/2024 01:11

Raundi 6

Fury ka kapur kontrollin e kësaj lufte, ju mendoni. Ai lëshon një dorë të djathtë brutale në trupin e Usyk, të cilën ukrainasi e ndjen.

Usyk tërhiqet pasi i duhet ajër pas një goditjeje tjetër të madhe dhe tani 37-vjeçari po duket në telashe.

Duart e Fury janë shumë të shpejta. Ai po tregon vetëbesim, duke goditur nga gjitha pozicionet. Tani duket se britaniku ka luftën në dorën e tij.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-19-2024 01:07:57" ["time"]=> string(16) "19/05/2024 01:07" ["update"]=> bool(false) } 19/05/2024 01:07

Raundi 5

Fury futet mirë me një kombinim me tre grushte në trupin e Usyk, i cili më pas godet me një goditje majtas.

Fury kthehet me dy goditje të tjera me trup që duket se po shqetësojnë Usyk, i cili më pas ankohet për një goditje të mundshme të ulët.

Fury po gjen gjuajtjet e tij më të mira dhe po dominon.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-19-2024 01:03:01" ["time"]=> string(16) "19/05/2024 01:03" ["update"]=> bool(false) } 19/05/2024 01:03

Raundi 4

Fury e nis këtë raund dhe shkon me goditje në trupin e Usyk, i cili më e ndjen goditjen.

Fury rri në qoshe më shumë, duke e ditur se ai është mirë në këtë raund. Ky ishte raundi më e mirë e tij deri tani.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-19-2024 00:59:48" ["time"]=> string(16) "19/05/2024 00:59" ["update"]=> bool(false) } 19/05/2024 00:59

Raundi 3

Usyk e nis bukur me një goditje me të majtën, ndërsa Fury shkon në qoshe. 

Fury largohet shpejt, por ndiqet me shpejtësi nga kundërshtari i tij, dhe më pas dyshja u bashkuan për një ndalesë për herë të parë në këtë luftë, ndërsa Fury duket të imponohet fizikisht. 

Fury godet në fund bukur. 

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-19-2024 00:54:38" ["time"]=> string(16) "19/05/2024 00:54" ["update"]=> bool(false) } 19/05/2024 00:54

Raundi 2

Usyk gjen një kombinim të menjëhershëm me dy grushta, duke e kapur Furyn me dorën e majtë. Fury qesh, por kjo ishte një shenjë paralajmëruese.

Fury bën një goditje të mirë ndërsa Usyk lëviz.

Usyk godet, por edhe Fury më pas godet me dorën e djathtë, përpara se Usyk të kundërpërgjigjet me një goditje të majtë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-19-2024 00:51:30" ["time"]=> string(16) "19/05/2024 00:51" ["update"]=> bool(false) } 19/05/2024 00:51

Raundi 1

Fury vrapon për të marrë kontrollin në qendër të ringut, duke punuar menjëherë, por Usyk i dha një goditje të fort dhe të saktë.

Raundi i parë ishte i shkëlqyeshëm.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-19-2024 00:38:12" ["time"]=> string(16) "19/05/2024 00:38" ["update"]=> bool(false) } 19/05/2024 00:38

Gjithçka gati – Fury dhe Usyk futen në ring

Kanë mbetur  pak minuta para fillimit të meçit të shumëpritur mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk ndërsa të dy boksierët tashmë janë futur në ring.

Ky meç ka zgjuar interesim mjaft të madh për shumë persona, madje është cilësuar edhe si “meçi i shekullit”.

Ky është meçi që përcakton kampionin e padiskutueshëm në peshën e rëndë që nga viti 1999 kur Lennox Lewis mposhti Evander Holyfieldin, ndërsa dy boksierët po luftojnë për titujt WBC, WBA, WBO dhe IBF.

Lexo lajmin e plotë…

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-19-2024 00:11:55" ["time"]=> string(16) "19/05/2024 00:11" ["update"]=> bool(false) } 19/05/2024 00:11

Klitschko: Usyk e di se çfarë të bëjë

Boksieri i madh ukrainas në peshat e rënda, Wladimir Klitschko ka për Sky Sports News para meçit mes Tyson Fury dhe Oleksandar Usyk.

“Ne kemi një marrëdhënie shumë të gjatë [me Usyk]. Ka disa kufij që kemi dhe respektojmë. Ai di të trajtojë peshat e rënda që kanë më shumë avantazh se ai, ai ka mësuar në të kaluarën dhe shpresojmë se do të ekzekutojë aftësitë e tij teknike sonte”.

“Nuk do të flas për sekretet e përbashkëta, por do të tregohet sonte. Është e rëndësishme të zbatohet plani i tij dhe të përshtatet me atë që mund të ndodhë. Mbetet të shihet se si Tyson Fury e trajton teknikën e Usyk”, ka thënë Klitschko.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-19-2024 00:04:42" ["time"]=> string(16) "19/05/2024 00:04" ["update"]=> bool(false) } 19/05/2024 00:04

Jai Opetaia mposht Mairis Briedis pas 12 raundesh

Jai Opetaia ka fituar ndaj Mairis Briedis, me vendim të gjyqtarëve, pas 12 raundesh. Opetaia ka rifituar titullin e IBF me rezultatet 117-111, 116-112 dhe 116-112.