LAJMI I FUNDIT:

Bella Hadid bën një reagim në rrjetet sociale, mes thashethemeve për ndarjen e Gigi Hadid dhe Zayn Malik

Bella Hadid bën një reagim në rrjetet sociale, mes thashethemeve për ndarjen e Gigi Hadid dhe Zayn Malik

Supermodelja 25-vjeçare, Bella Hadid ndau një postim në InstaStory të enjten (28 tetor), mes lajmeve se motra e saj, Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë ndarë.

“Unë nuk mund të bëj asgjë për ty, përveçse të punoj për veten time. Ti nuk mund të bësh asgjë për mua, veçse të punosh për veten”, thuhej në postim, shoqëruar me një ilustrim të një gruaje nudo të ulur në plazh, duke parë perëndimin e diellit.


Postimi vjen pasi Malik dyshohet se u grind me nënën e modeles, Yolanda Hadid. Burime të shumta konfirmuan për People se këngëtari dhe modelja u ndanë rreth një muaj më parë.

Foto: Bella Hadid/InstaStory

Supermodelja 26-vjeçare dhe këngëtari 28-vjeçar kanë një vajzë 13-muajshe, Khai, shkruan People.

“Ata nuk janë bashkë tani. Ata janë të dy prindër të mirë megjithatë”, tha një mik i familjes Hadid.

Foto: Getty

“Ata po kujdesen ende për vajzën e tyre. Yolanda sigurisht që është shumë mbrojtëse ndaj Gigi. Ajo dëshiron më të mirën për vajzën dhe nipin e saj”, vazhdoi tutje burimi.

Më herët të enjten, këngëtari lëshoi një deklaratë pas një raporti të TMZ se Yolanda po konsideronte të paraqiste një padi kundër tij për dhunë fizike ndaj saj.

Malik i tha gazetës se ai “me këmbëngulje” mohoi “pretendimet e rreme” të Yolandës se ai e kishte goditur atë.

Foto: Wireimage

Ndërkohë, kujtojmë që Gigi dhe Malik ndezën për herë të parë thashethemet për romancë në nëntor 2015 dhe festuan lidhjen e tyre në numrin e majit të Vogue në vitin 2016, por çifti u nda pas gati dy vitesh së bashku në mars 2018.

Pas një kohe të ndarë, Hadid dhe Malik u panë duke ecur krah për krah në New York në janar 2020. Ata konfirmuan se u rikthyen bashkë në ditën e Shën Valentinit.

Më 23 shtator 2020, Malik njoftoi ata ishin bërë prindër të një vajze. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kim Kardashian e ftuar nderi në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga zëvendëspresidentja Kamala Harris për të diskutuar mbi reformën në drejtësi penale

Kim Kardashian e ftuar nderi në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga zëvendëspresidentja Kamala Harris për të diskutuar mbi reformën në drejtësi penale

Magazina
Rita Ora tregon fizikun e shkëlqyer në një paraqitje sportive në TikTok

Rita Ora tregon fizikun e shkëlqyer në një paraqitje sportive në TikTok

Magazina
Kalo në kategori