Vendimi i Qeverisë së Kosovës për lehtësimin e masave kundër COVID-19 ndaj gastronomisë, përplasja e deputetëve të pozitës dhe opozitës në seancën e Kuvendit për projektin e gazit dhe projektimi i Bankës Qendrore për rritjen ekonomike të vendit, ishin disa ngjarjet kryesore që e karakterizuan këtë javë në ekonomi.
Qeveria në mbledhjen e saj të fundit njofton se ka lehtësuar disa nga masat kundër COVID-19, ku ka zgjatur orarin e punës për sektorin e gastronomisë.
Në vendim thuhet se sektori i gastronomisë lejohet të punojë deri në ora 23:00, kurse muzika lejohet deri në ora 21:30, shkruar Telegrafi.
“Shfrytëzimi i hapësirave të mbyllura lejohet deri në 50 për qind e kapacitetit të hapësirës. Në hapësirat e hapura lejohet shfrytëzimi deri në 70 për qind e kapacitetit të hapësirës. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet”, thuhet në vendim.
Në këtë vendim gjithashtu thuhet se hyrja në qendrat tregtare dhe ato të thirrjeve, kushtëzohet me posedimin e kartelës së vaksinimit apo testin anti-gjen, jo më të vjetër se 48 orë.
Në vendim thuhet se operatorët që për veprimtari ekonomike e kanë tregtinë me shumicë apo pakicë, që të përcaktojnë numrin maksimal të klientëve në lokal në të njëjtën kohë, sipas rregullit – 1 person për 8 metra katror.
Sipas vendimit, qendrat tregtare dhe qendrat e thirrjeve janë të obliguar që të caktojnë një ose më shumë persona përgjegjës për kontrollimin e klientëve dhe të stafit.
Pas këtij vendimi, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka kundërshtuar masat e reja kundër COVID-19, duke thënë se kërkesat e tyre kanë qenë që të punohet sipas rregulloreve komunale, që muzika të jetë në proporcion me këtë orar, si dhe ora policore të hiqet.
“Kërkesat tona kanë qenë që të punohet sipas rregulloreve Komunale, që muzika të jetë në proporcion me këtë orar, dhe ora policore të hiqet. Masat nuk kanë kuptim që të kufizojnë veprimtaritë biznesore, por të stimulojnë vaksinimin e popullatës, si zgjidhja e vetme për daljen nga kjo krizë”, thuhet në reagim.
Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ishin përplasur me deputetët nga radhët e opozitës lidhur me projektin e gazsjellësit të financuar nga Zyra e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se paratë e dhëna nga MCC-ja janë të dedikuara për projektin e gazsjellësit.
Haradinaj gjatë seancës plenare që ishte mbajtur gjatë të martës, ishte shprehur se nëse nuk merren këto mjete financiare, atëherë Qeveria duhet të pret edhe tri vite të tjera.
“Paratë janë dedikuar për gazsjellësin. Fillimisht projekti është 200 milionë euro për diversifikim të burimeve në energji. Pas tri vite negocimi, të paktën dy Qeverive Haradinaj dhe Hoti, ku këto para janë të dedikura për gazsjellësin. Nëse nuk i merrni këto para, atëherë do t’i humbni edhe tri vite të tjera për t’i marr përsëri këto mjete”, ishte shprehur Haradinaj, përcjell Telegrafi.
Pas këtij deklarimi, kryeministri Kurti ka reaguar duke thënë se, nuk është e vërtet që këto mjete janë ndarë për gazsjellësin.
“Nuk është e vërtet që këto para janë ndarë për gazsjellësin. Ne e kemi pasur rastin e Contour Global për sa i përket aleancave. Është nënshkruar marrëveshja me Contour Global nuk është ndrequr aleanca, është prishur marrëveshja përsëri nuk është ndrequr aleanca, sepse është shumë e fuqishme”, ka thënë Kurti.
Po ashtu, në këtë seancë deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj kishte thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për gazsjellësin i dëmton rëndë interesat e vendit dhe ato gjeostrategjike.
Ai është shprehur se nëse Qeveria nuk e rishqyrton urgjentisht këtë vendim, Kosova mund të përfundojë si shteti i vetëm në rajon pa qasje në gaz.
Murati duke iu përgjigjur Selmanajt lidhur me projektin gazsjellësit është shprehur se, për këtë çështje është deklaruar agjencia amerikane.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere ka thënë se ekonomia e vendit pritet të rritet në 9.9 për qind gjatë vitit 2021, pas një rënie prej 5.3 për qind që ishte në vitin paraprak.
“Projeksionet e BQK-së tregojnë se aktiviteti ekonomik do të rikuperohet me një ritëm mjaftë të shpejtë të rritjes prej 9.9 për qind për vitin 2021. Vetëm në gjysmën e parë të vitit 2021 është shënuar një aktivitet i shtuar ekonomik prej 10.5 për qind”, ka thënë ai.
Ndërsa, Banka Botërore thotë se rritja e konsumit me ardhjen e mërgatës ka kontribuar në rritjen ekonomike të Kosovës për vitin 2021.
Sipas raportit të BB-së, deri në fund të këtij viti, kjo rritje do të jetë 7.1 për qind.
“Aktiviteti ekonomik në vitin 2021 pritet të zgjerohet me 7.1 për qind kundrejt një rikthimi të mërgatës, masave mbështetëse fiskale dhe rritja e huadhënies. Modeli i rritjes së Kosovës është kryesisht i bazuar në konsum, me një mbështetje të konsiderueshme nga mërgata”, thuhet raport.
BB thekson se Kosova do të duhej të përqendrohet në rritjen e produktivitet dhe krijimin e vendeve të punës.
Raporti gjithashtu shqyrton sfidat makro-fiskale dhe nxitësit e një rritje të gjelbër në rajon. Ballkani Perëndimor tani e gjen veten në një pikë kyçe vendimi në lidhje me tranzicionin e gjelbër që është i pashmangshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Sot minimi masiv shkëmbor, qarkullimi do të ndërpritet në rrugën Klinë-Pejë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë