Sot bëhen dy javë që kur ka filluar zyrtarisht fushata e partive politike për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Krahasuar me zgjedhjet e kaluara, për njohësit e rrjeteve sociale pandemia COVID-19 ka ndryshuar formën se si partitë janë duke bërë fushatë.
Për menaxherin e rrjeteve sociale në Telegrafi.com, Arbios Kryeziu vendosja e masave kundër COVID-19 ka bërë që partitë ta ndryshojnë formën për ta bindur elektoratin e tyre.
“Normalisht që po. Kjo së pari për shkak të rregullave kundër COVID-19 nga Qeveria e Kosovës, por edhe një pjesë e qytetarëve refuzojnë të takohen me kandidatë në vende të mbyllura me shumë njerëz ku masat nuk respektohen. Gjithashtu edhe presioni nga mediet, të cilat nuk ngurrojnë të raportojnë sa herë që shikojnë se një tubim ka thyer rregullat, dhe thirrja e shoqërisë civile për të shkurtuar fushatën dhe kalimin e saj medie online e debate televizive. Nisur nga kjo, edhe është ndryshuar forma e të bërit fushatë”, thotë Kryeziu.
Ai shton se pjesa më e madhe e aktivitetit nga kandidatët e partive është i fokusuar në Facebook.
“Shumica prej tyre po. Zakonisht kjo ndodh nga kandidatët/partitë në komunat më të zhvilluara, ku përdoruesit e rrjeteve sociale janë më të shumtë dhe aktivë në faqet kandidatëve/partive për të shikuar programin, vizitat ditore dhe premtimet që japin kandidatët. Gjithashtu, aktivitet të shtuar nga një kandidat/parti kemi në komunën ku ata presin rezultat të mirë. Janë të pakët ata kandidatë të cilët nuk kanë faqe të tyre dhe që aktivitet ua pasqyron faqja e partisë. Vlen të theksohet që pjesa më e madhe e aktivitetit të kandidatëve është i fokusuar në Facebook”, shton ai.
Në fund, Kryeziu shprehet se është mjaftë i nevojshëm nga ana e kandidatëve angazhimi i ekipeve profesionale në menaxhimin e rrjeteve të tyre sociale.
“Angazhimi i një ekipi profesional, kjo është bazike dhe shumë e nevojshme. Video të shkurta, të punuara në mënyrë kreative. Në fund, një pjesë e postimeve të bëhen ‘boost’, në mënyrë që postimet të shfaqen sa më shumë tek votuesit potencial”, ka përfunduar Kryeziu.
Më poshtë janë kandidatët që kanë më së shumti aktivitet (reagime në postime, komente dhe shpërndarjet), nga katër partitë më të mëdha garuese. /Telegrafi/
LVV – top tre kandidatët më aktiv për kryetar të komunave

PDK – top tre kandidatët më aktiv për kryetar të komunave

LDK – top tre kandidatët më aktiv për kryetar të komunave

AAK – top tre kandidatët më aktiv për kryetar të komunave

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker