Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madridi ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi eliminoi Atletico Madridin vetëm pas ekzekutimit të penalltive, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet nuk sollën fitues.
Fillimisht, Los Cholchoneros e nisën shumë mirë ndeshje, duke shënuar pas vetëm 27 sekondash.
Ishte Rodrigo de Paul, ai që e gjeti Conor Gallagherin brenda zonës së Los Blancos, me anglezin që realizoi për 1-0.
Ndeshja shkoi në një ritëm më të lartë, me dy skuadrat që po luajnë për çdo top.
Por, në minutën e 20-të, djali i trajnerit Diego Simeone mund të ishte shkaktari për barazimin e shifrave.
Nga një harkim prej Vinicius Junior, topi u ndal nga dora e Giulianos, mirëpo gjyqtari Szymon Marciniak në bashkëpunim me VAR-in sinjalizoi se nuk kishte të bënte me penallti.
Pesë minuta më vonë, Julian Alvarez testoi Thibaut Courtoisin, por belgu ishte shumë i vëmendshëm.
Loja vazhdoi me ritëm të lartë, por që faza defanzive e të dyja ekipeve nuk lejonin shumë hapësira.
Në 45 minutat e dytë nuk kishte gola, por që kishte një penallti dhe shumë raste të humbura.
Vendasit sërish e nisën më me vrull, duke synuar të shënonin golin që ua siguronte kalimin në çerekfinale.
Julian Alavrez dhe Clement Lenglet dështuan të shënonin nga afërsia në minutat e parë të pjesës së dytë.
Ishte pikërisht Lenglet që më pas shkaktoi penallti, duke e rrëzuar Kylian Mbappe në minutën e 68-të në zonën e rreptësisë.
Por, nga pika e bardhë, Vinicius (70’) Junior dështoi ta mposhte Jan Oblakun, duke e goditur topin mbi portë.
Kështu, dy skuadrat nuk ia dolën të bënin më shumë, duke bërë që ndeshja të shkojë dy herë nga 15 minuta.
As dy herë nga 15 minuta nuk sollën rezultat, me lojtarët e dy ekipeve që nuk treguan shumë, duke bërë që ndeshja të shkonte në penallti.
Real Madridi kishte shumë fat, pasi Atletico Madridi kishte një penallti të anuluar dhe një të huqur.
Atletico Madrid: O, Julian Alvarez preku topin dy here dhe anulohet penalltia (X), O, X.
Real Madridi: O, O, O, X, O. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ndeshja ndaj Shqipërisë i sjell shumë kritika Tuchelit, refuzoi t’i plotësonte dy dëshirat e anglezëve

Roy Keane çmonton lojtarin e Anglisë pas ndeshjes me Shqipërinë: Ai nuk do të luajë nën drejtimin e Tuchel

Ronaldo do të pranonte të qëndronte në bankinë te Portugalia, por vetëm me një kusht

Kosova një hap larg Ligës B, finalja me Islandën luhet në Spanjë

Roy Keane çmonton lojtarin e Anglisë pas ndeshjes me Shqipërinë: Ai nuk do të luajë nën drejtimin e Tuchel

Modric i bërtiti Mbappes gjatë ndeshjes Kroaci-Francë, por sulmuesit të Realit nuk i pëlqeu sjellja e veteranit

Tifozat Kuq e Zi zbulojnë koreografinë që nuk u pa në TV, aty ishte një mesazh shumë domethënës

Gjinovci tregon si e la futbollin për t’iu bashkuar UÇK-së

Ronaldo do të pranonte të qëndronte në bankinë te Portugalia, por vetëm me një kusht

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ronaldo do të pranonte të qëndronte në bankinë te Portugalia, por vetëm me një kusht

Mes fshehtësive për shëndetin e Schumacher, legjendën e Formula 1 e lë njeriu që ia mësoi hapat e parë në karrierë

Veturat luksoze misterioze që po nxisin kureshtjen e njerëzve në Kosovë e Shqipëri

Roy Keane çmonton lojtarin e Anglisë pas ndeshjes me Shqipërinë: Ai nuk do të luajë nën drejtimin e Tuchel

I dërguari i Trumpit njofton se Ukraina ka rënë dakord të mbajë zgjedhje presidenciale

Gjesti arrin 500 mijë ndjekës në Instagram: Mirënjohës për çdo mbështetje