LAJMI I FUNDIT:

“Po jam në kontakt me Eglin”, Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

“Po jam në kontakt me Eglin”, Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Livia Brunga, ka hapur një pyetësor në Instagram, ku iu përgjigj disa prej pyetjeve më të shpeshta nga ndjekësit.

Një nga pyetjet më të shpeshta që ajo mori kishte të bënte me Eglin, dhe Livia nuk hezitoi të japë një përgjigje, por duke ruajtur njëfarë diskrecioni.

“Po, jam në kontakt me Eglin, por nuk kam dëshirë të ‘shes’ informacione deri kur ai vetë të vendosë të dalë dhe të flasë. Mund të shpreh vetëm që Eglin e kam zemër, çdo gjë që kemi ndërtuar brenda ishte reale, çdo gjë vazhdon siç ka filluar dhe jo, dua shumë atë buzëqeshjen e tij” – shkroi ajo.


E pyetur për jetën e saj personale, Livia u tregua e rezervuar, duke theksuar se nuk dëshiron të ndajë detaje, por siguroi ndjekësit se është e lumtur.

“Nga jeta private/sentimentale nuk kam qejf të ndaj gjë. Por jam e lumtur, besoj mjafton”, tha ajo.

Një nga pyetjet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte nëse Livia do të rikthehej në BBVA nëse do t’i jepej mundësia. Ajo u përgjigj me entuziazëm, duke shprehur dëshirën për të provuar sërish veten.

Foto: Livia Brunga/InstaStory

“Po, më kanë ngjitur një epitet që nuk qëndronte aspak, dhe kush e ka ndjekur me të vërtetë Big-un ka pasur mundësinë të njohë intuitën time, mënyrën si i përballoja të gjithë dhe po, edhe zgjuarsinë time. Nuk kam luajtur, kam qenë e vërtetë dhe nuk kam shitur dinjitetin si disa. Kjo vlen më shumë se çdo gjë, po dhe publiku e ka vlerësuar, e di mirë!” – u shpreh ajo.

Livia përmendi dy emra të rëndësishëm nga shtëpia e BBVA, duke treguar se mungesa e tyre i ka lënë boshllëk. “Më ka marrë malli për Rozanën dhe Laertin,” – tha ajo, duke lënë të kuptohet se raporti i saj me ta ka qenë i sinqertë dhe i fortë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Laerti zgjedh të ndahet nga “një konkurrent i vetëm” me Valbonën, dyshja shkon në televotim kokë më kokë

Laerti zgjedh të ndahet nga “një konkurrent i vetëm” me Valbonën, dyshja shkon në televotim kokë më kokë

Magazina
Rizarta eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Rizarta eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Rrëfimi prekës i Loredanës: Në Itali përjetova racizëm, babai filloi të luante me lojëra fati - Banorja surprizohet nga mamaja e saj

Rrëfimi prekës i Loredanës: Në Itali përjetova racizëm, babai filloi të luante me lojëra fati - Banorja surprizohet nga mamaja e saj

Magazina
Gjesti arrin 500 mijë ndjekës në Instagram: Mirënjohës për çdo mbështetje

Gjesti arrin 500 mijë ndjekës në Instagram: Mirënjohës për çdo mbështetje

Magazina
Rita Ora shfaq barkun e tonifikuar gjatë një stërvitjeje në Sydney

Rita Ora shfaq barkun e tonifikuar gjatë një stërvitjeje në Sydney

Magazina
“Nuk e kam mohuar ndjenjën time”, Loredana dhe Jozi ribashkohen: Dashuria triumfon mbi çdo gjë

“Nuk e kam mohuar ndjenjën time”, Loredana dhe Jozi ribashkohen: Dashuria triumfon mbi çdo gjë

Magazina
Kalo në kategori