LAJMI I FUNDIT:

Rashica do të largohet në verë nga Werderi, këto janë 10 skuadrat që interesohen për yllin e Kosovës

Rashica do të largohet në verë nga Werderi, këto janë 10 skuadrat që interesohen për yllin e Kosovës

Milot Rashica është duke i kaluar ditët e tij të fundit si anëtar i skuadrës gjermane Werder Bremen.

Sulmuesi nga Kosova ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane pas paraqitjeve fantastike me Werderin në dy vitet e fundit.


Klauzola e largimit të Rashicës nga Werderi është 38 milionë euro, por kjo vlen vetëm për skuadrat jashtë kufijve të Gjermanisë.

Ekipet që janë gati ta paguajnë këtë klauzolë duhet ta bëjnë para 15 qershorit, pasi pas kësaj date largohet ajo klauzolë.

Werderi po kalon nëpër një krizë të rezultateve dhe atë financiare dhe në rast se bie në Bundesliga II do të ishte një humbje e madhe.

Klubi bardhegjelbër në rast se do të bie nga elita do të bie edhe çmimi i Rashicës, pasi do të aktivizohej një klauzolë tjetër me vetëm 15 milionë euro.

Numri i skuadrave që duan shërbimet e yllit të Kosovës ka arritur në 10, ndërsa interesimi më i madh është na Anglia.

Liverpool i prinë garës për vushtrriasin, ndërsa edhe Aston Villa, Wolverhampton, Brighton, Crystal Palace dhe Southampton mbetën ekipet e interesuara për Rashicën.

23-vjeçari ndiqet nga Napoli në Serie A, derisa skuadrat gjermane që duan shërbimet e tij janë RB Leipzig që është favorit, Borussia Dortmund dhe Schalke 04.

Skuadra e re e Rashicës nuk dihet ende, por e sigurt deri më tani është vetëm largimi i kosovarit nga Werderi në fund të sezonit, derisa destinacioni më i mundshëm duket Anglia. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori