LAJMI I FUNDIT:

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Manchester United ka pësuar humbje me rezultat të thellë 4-0 sot (e hënë) në udhëtim ndaj Crystal Palace në kuadër të xhiros së 36-të në elitën e futbollit anglez.

Kjo humbje tani e ka vendosur Unitedin në pozitën e tetë në tabelën e klasifikimit me 54 pikë të grumbulluara teksa kanë mbetur edhe tri ndeshje para përfundimit të kampionatit.


Në një edicion që ka pasur luhatje të mëdha për ‘Djajtë e Kuq’ ata kanë mundësinë që potencialisht ta mbyllin atë me një trofe nëse fitojnë në finale të FA Cup ndaj Manchester Cityt.

Kjo finale do të luhet në ‘Wembley’ të Londrës më datë 25 maj me fillim nga ora 16:00.

Crystal Palace ‘turpëron’ Manchester Unitedin me një fitore spektakolare
Lexo po ashtu Crystal Palace ‘turpëron’ Manchester Unitedin me një fitore spektakolare

Sidoqoftë, humbja turpëruese që Unitedi e pësoi ndaj Crystal Palace shënoi thyerjen e një rekordi të zi për klubin anglez.

Kjo ishte humbja e 13-të e Manchester United në një edicion të vetëm të Ligës Premier që është shifër rekord e humbjeve në histori të klubit.

Ky rezultat negativ si dhe paraqitjet e përgjithshme të cilat kanë qenë mjaft zhgënjyese nga ‘Djajtë e Kuq’, me shumë gjasa do ta detyrojnë bordin e klubit që t’i nënshtrohen një rinovimi të madh të skuadrës, ku pritet të ketë largime të mëdha dhe prurje të reja./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Boks
Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Boks
Trajneri i ri i Liverpoolit përmend Dritën në fjalimin e tij lamtumirës për Feyenoordin

Trajneri i ri i Liverpoolit përmend Dritën në fjalimin e tij lamtumirës për Feyenoordin

Ndërkombëtare
Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

La Liga
Zyrtare: Juventusi emëron legjendën e klubit si trajner të përkohshëm

Zyrtare: Juventusi emëron legjendën e klubit si trajner të përkohshëm

Serie A
Kalo në kategori