LAJMI I FUNDIT:

Ishte përjashtuar dikur nga “Kënga Magjike”, Linda Halimi tani pyet fansat nëse duhet të marrë pjesë në këtë festival

Ishte përjashtuar dikur nga “Kënga Magjike”, Linda Halimi tani pyet fansat nëse duhet të marrë pjesë në këtë festival
Foto: Linda Halimi/Instagram

Këngëtarja Linda Halimi është shumë aktive në rrjetet sociale.

Ajo është gjithnjë shumë e hapur me fansat e saj, duke ndarë me ta imazhe apo statuse të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.


Së fundmi, Linda ka publikuar në InstaStory një pyetje për ndjekësit e saj, duke shkruar: “Të vijë te Kënga Magjike sivjet?”, ndërsa kishte lënë për fansat dy opsione “Po” dhe “Jo”.

Foto: Linda Halimi/InstaStory

Dhe duke marrë parasysh që te përgjigja pohuese, këngëtarja kishte shkruar më me bindje duke shtuar disa shkronja o, ka bërë fansat të aludojnë që ajo po e shqyrton seriozisht pjesëmarrjen në këtë festival.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kujtojmë që hera e fundit kur Linda Halimi ishte prezantuar në festivalin “Kënga Magjike” ishte në vitin 2010, në një bashkëpunim me Nora Istrefin dhe Big D.

Aso kohe, treshja ishin përjashtuar nga festivali si shkas i vonesës prej 30 minutave në prova, dhe si rrjedhojë u ishte shqiptuar dënimi nga producenti i festivalit, Ardit Gjebrea, me gjashtë vite mos të drejtë pjesëmarrje në këtë festival.

Arsyetimi se gjatë rrugës ishin ballafaquar me një aksident dhe kishin shpëtuar mjaft mirë, nuk “iu kishte pirë ujë” dhe kështu ata u përjashtuan pak ditë para netëve gjysmëfinale.

Mirëpo vetëm tri vite më vonë, Arditi kishte bërë përjashtim për Nora Istrefin, e cila me kërkim falje kishte arritur që vetëm tri vite më vonë të paraqitej në festivalin “Kënga Magjike 2013” me baladën “I jemi je”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Magazina
Era Istrefi duket mahnitëse në një kostum të kaltër, në fotografitë e fundit në Instagram

Era Istrefi duket mahnitëse në një kostum të kaltër, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kalo në kategori