LAJMI I FUNDIT:

Ambasada Shqiptare në Izrael mirëpret Jonida Maliqin para interpretimit në gjysmëfinalen e “Eurovision 2019”

Ambasada Shqiptare në Izrael mirëpret Jonida Maliqin para interpretimit në gjysmëfinalen e “Eurovision 2019”
Jonida Maliqi dhe stafi i saj priten nga Ambasada e Shqipërisë në Izrael (Foto: Eriona Rushiti/Facebook)

Këngëtarja nga Shqipëria, Jonida Maliqi, do të ngjitet këtë javë në skenën e madhe të “Eurovision”-it.

Ajo do të interpretojë në gjuhën e saj amtare këngën “Ktheju Tokës”, me pretendimin për një përfaqësim sa më dinjitoz për të shkuar në finale.


Intervista e Jonida Maliqit për Telegrafin rreth pjesëmarrjes në Eurovision 2019
Lexo po ashtu Intervista e Jonida Maliqit për Telegrafin rreth pjesëmarrjes në Eurovision 2019

Së fundmi, Jonida dhe stafi i saj kanë udhëtuar drejt Izraelit për të realizuar provat, teksa në një prej ditëve ata janë mirëpritur edhe nga Ambasada e Shqipërisë në Izrael.

Jonida Maliqi dhe stafi i saj priten nga Ambasada e Shqipërisë në Izrael (Foto: Eriona Rushiti/Facebook)

Ka qenë ambasadori Bardhyl Camaj ai që u ka uruar mirëseardhje në zyrën e tij, teksa i ka uruar Jonidës shumë fat dhe suksese në këtë garë, e cila sivjet zhvillohet në Tel Aviv të Izraelit.

Ka qenë kompozitorja e këngës, Eriona Rushiti, ajo e cila ka ndarë në rrjetin social Facebook disa fotografi nga ky takim.

Jonida Maliqi dhe stafi i saj priten nga Ambasada e Shqipërisë në Izrael (Foto: Eriona Rushiti/Facebook)

“Pritje në Ambasadën Shqiptare, Izrael. Falënderim për Z. Ambasador Bardhyl Camaj dhe Znj. Sonila Vathi”, kanë qenë fjalët e saj.

Jonida Maliqi dhe Ambasadori u Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Camaj (Foto: Eriona Rushiti/Facebook)

Jonida përndryshe do të konkurrojë në natën e dytë gjysmëfinale të “Eurovision 2019”, e cila mbahet të enjten më 16 maj. /Telegrafi/

Jonida Maliqi në Ambasada e Shqipërisë në Izrael (Foto: Eriona Rushiti/Facebook)

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djal shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djal shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Magazina

"Ia ka futur kot në atë pjesë", Adelina Ismaili dhe Saranda Bogujevci kritikojnë qëndrimet e Duda Baljes në Komisionin për të drejtat e njeriut

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kalo në kategori